Thenie

“Atë që dikush e quan Zot, dikush tjetër e quan ligj i fizikës”

Disa thënie frymëzuese nga Nikola Tesla që do t’ju pëlqejnë pamasë…

“Nuk më intereson që ata e vodhën idenë time. Më intereson që ata nuk kanë një ide të vetën”.

“Shkencëtarët e ditëve të sotme mendojnë thellë, në vend që të mendojnë me kthjelltësi. Njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm të mendojnë qartë, jo të mendojnë thellë dhe të jenë thuajse të çmendur”.

“Nga të gjitha gjërat, më pëlqejnë librat më tepër”.

“Virtytet dhe dështimet tona janë të pandashme, si forca dhe material. Kur ato ndahen, nuk mund të ekzistojë dot më tepër njeriu”.

“Mendoj se askush nuk mund të përmendë dot shpikje të mëdha të bëra nga meshkujt e martuar”.

“Atë që dikush e quan Zot, dikush tjetër e quan ligj i fizikës”.

“Nuk ka rëndësi dashuria që merr, por dashuria që jep”.

“Ndërkohë që e hedh vështrimin në ngjarjet e jetës sime të shkuar, unë kuptoj se sa delikate janë ndikimet e të tjerëve që përcaktojnë fatin tonë”.

“E tashmja është e tyre. E ardhmja për të cilën unë kam punuar, është e imja”.

“Lëre të ardhmen të të thotë të vërtetën dhe vlerësoje këdo bazuar në punën dhe arritjet e tij”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button