Ekonomi

Athina kërkon marrëveshje politike për borxhin. FMN qëndron në tryezën e negociatave

Greqia dhe kreditorët e saj janë duke u përpjekur për të mbyllur hendekun mes tyre, mbi ripërtëritjen e planit të ndihmës.

Në një bisedë telefonike me Angela Merkelin, drejtorja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde e garantoi Kancelaren se do të qëndrojë në tryezën e bisedimeve. Çështja e lehtësimit të borxheve do të shtyhet deri pas zgjedhjeve në Gjermani.

“Qeveria po negocion me përgjegjësi dhe vendosmëri për të arritur një marrëveshje që do të forcojë dhe stabilizojë ekonominë dhe rritjen ekonomike të Greqisë, si dhe për të dalë përfundimisht nga kriza – tha të premten zëdhënësi i qeverisë së Athinës, Dimitris Tzanakopoulos. E gjithë kjo megjithatë, duhet të bëhet pa asnjë pagesë shtesë dhe pa kosto shtesë për shoqërinë greke. Qëllimi vazhdon të mbetet një marrëveshje, pa as edhe një euro shtrëngim”.

Në mbledhjen e Eurogroupit të hënën e ardhshme, Greqia është duke synuar që të arrijë në një “marrëveshje politike në parim”, pas ftesës së Komisionerit Europian Pierr Moskoviçi, për të gjetur një kompromis.

Mbeten gjithësesi dyshimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar në lidhje me qëndrueshmërinë e borxhit grek, ndërkohë që presidenti i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, ka thënë se është e pamendueshme një marrëveshje më 20 shkurt. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button