Ekonomi

Athina në kohërat e krizës

 

Nga “Geopolitics”

“Për lirinë e grekëve”. Athina midis krizës ekonomike dhe politike ndërkombëtare: Fitorja elektorale e 25 janarit 2015 e SYRIZA-s ka ngjallur shpresat më të mëdha të ndryshimit në të gjithë Bashkimin Europian, por ndërkohë ka ngjallur edhe frikëra të bazuara lidhur me fatin e projektit komunitar europian. Në pothuajse 4 muaj qeverisjeje, Alexis Tsipras ka rrahur rrugë të ndryshme për t’i siguruar një spond ndërkombëtar daljes nga kriza e thellë ekonomike dhe sociale e vendit. Tentojmë të analizojmë kështu zgjedhjet e Athinës në këta muaj dhe skenarët e ardhshëm të mundshëm

Screen Shot 2015-06-28 at 11.54.44

Për çdo europian, Greqia nuk është vetëm një vend në vështirësi ekonomike apo një destinacion magjepsës për shëtitje turistike, por evokon në mënyrë të pamungueshme një lidhje sentimentale të thellë pesha e së cilës do të ishte e vështirë për t’u nënvlerësuar. Athina, Olimpia, Peloponezi dhe Thraka janë vende që mësojmë t’i njohim qysh nga fëmijëria, ndërsa emrat e Odiseut, Sokratit apo të Perikliut e nga tingëllojnë më familjarë respektivisht atyre të Gilgameshit, Ramsesit apo Nabukodonozorit. “Gjysmëhëna pjellore”, lugina e Nilit, qytetet fenikase dhe Persia janë toka të treguara gjeneratave të europianëve si paradigmë të ndryshueshmërisë, si vende të banuara nga kundërshtarë dhe konkurrentë të përjetshëm…

[real3dflipbook id=”308″]


BKT Reklama

Screen Shot 2015-06-28 at 11.54.09

 

Leave a Reply

Back to top button