Analiza

Athina, të hënën në mëngjes… Ja skenarët

Screen Shot 2015-07-05 at 10.00.18

Evolucioni në drejtim negativ i sitiatës greke në ditët e fundit, pas refuzimit për të firmosur marrëveshjen e zgjatjes së planit të shpëtimit dhe vendimit për t’ia nënshtruar një referendumi, ka provokuar kolapsin e sistemit bankar dhe dëshpërimin e shumë qytetarëve, të detyruar të jetojnë me shtrëngimet e një ekonomie lufte.

Ia vlen të sqarohen këtu një seri pyetjesh, që ndihmojnë për të kuptuar situatën reale, përtej tërheqjeve ideologjike, të njërës palë apo tjetrës.

Thirrja e referendumit e pati origjinën tek një gabim në llogaritje gjatë negociatave. Kryeministri grek, Alexis Tsipras ndoqi një taktikë të dashur për ministrin e tij të Financave, Yanis Varoufakis, sipas të cilës Eurogrupi do të bënte më shumë lëshime, teksa afrohej afati përfundimtar i pagesës së borxhit. Po ta kishte propozuar më herët, do të ishte mirëpritur edhe nga kredidhënësit, sepse do të ofronte një qartësi më të madhe në lidhje me vullnetin…

[real3dflipbook id=”323″]


Leave a Reply

Back to top button