Enciklopedike

Atila, një princ i kaltër?

Screen Shot 2016-08-04 at 11.54.16 AMNë vitin 449, oborri i perandorit të Perëndimit, Valentiniani III, u trondit nga skandali, kur u zbulua se Honoria, motra e sovranit, ishte e dashura e eunukut, Eugjen. Valentinianoi besoi se mund ta zgjidhte çështjen, duke ekzekutuar Eugjenin dhe duke martuar Honorian, e cili ndoshta ishte shtatzënë, me një senator moshuar.

Por historia mori një kthesë të papritur, kur ajo, e zemëruar, dërgoi eunukun në oborrin e Atilës, që ky t’ia dorëzonte unazën mbretit të Hunëve, dhe të pyeste nëse do ta shpëtonte, nëqoftëse ajo do të martohej me të (në fakt, nëna Gala Placidia ishte martuar me visigotin Ataulf).

Eshtë e vështirë të dihet nëse Atila e besoi propozimin e habitshëm, por është e qartë se ky ishtenjë pretekst i mirë për të justifikuar sulmin mbi Galinë në vitin 451. Dështimi i pushtimit bëri që Atila të mos e takonte kurrë të “premtuarën e tij”; gjëja e fundit që ne dimë është se Honoria u dëbua nga vëllai i saj./bota.al

Leave a Reply

Back to top button