Seria: Teori të çuditshme në lidhje me origjinën etnike dhe racore
Ndërsa Gejvin Menzis pohoi se një pjesë e mirë e çdo cepi të botës ishin të ndikuar nga Atlantidët, kishte një grup i studiuesish të bindur se origjina e civilizimit Maja, gjendej tek një grup refugjatësh që ikën nga Atlantida pasi ajo u shkatërrua. Sharl de Burburg, ishte një anëtar i klerit, ashtu edhe një nga aventurierët dhe studiuesit e shekullit XIX-të, të cilët ishin të fiksuar me zbulimin e sekreteve të Amerikës së lashtë.
Ai kreu gjithashtu disa disa zbulime të mira, duke gjetur disa nga kopjet e pakta të mbetura të teksteve Maja. Kur përktheu tekstet, Burburg gjeti se shumë vetë flisnin për gjëra të tilla si vullkane, perënditë, dhe shkëmbinjtë fluturues. Për atë, ishte e qartë se tregimet nuk ishin gjë tjetër veçse mitet e tyre të krijimit dhe kujtimet që kishin, kur erdhën nga Atlantida.
Studiues të tjerë, pohojnë se e gjitha kjo është një flluskë sapuni, dhe se përkthimet e teksteve prej tij (dhe bazat e teorisë) janë shumë të gabuara. Gjithësesi, kjo nuk i ka penguar të tjerët të bien në të njëjtin batak. August Le Plonzhe, fotograf dhe ndoshta diçka që i përafrohet një mjeku të sotëm, hoqi paralele mes civilizimit Maja, për të cilin ai ishte i bindur se e kishte origjinën nga disa prej qytetërimeve të Botës së Vjetër, duke përfshirë Indinë e lashtë, Egjiptin, dhe Greqinë.
Ai gjithashtu përktheu tekste në mbështetje të teorisë së tij, dhe e bëri këtë mënyrë të pasaktë. Një ndjekës i Teosofistëve dhe Madam Blavatskit, Le Ponzhe u bazua shumë tek ideja se disa nga simbolet e Majave ngjanin me ato të Kabalasë, duke cituar Blavatskin në mbështetje të teorisë së tij. Në mënyrë të qartë, gjithçka kishte lidhje;njerëzit me origjinë nga Bota e Vjetër, u zhvendosën nga vendi i tyre, kur ai u hap dhe u pushtua nga të tjerët. Ai dhe gruaja e tij krijuan gjithashtu disa teori të tjera. Fjalët që Krishti tha në kryq, janë përkthyer të gjitha gabim, sepse ato nuk u përkthyen nga gjuha e Majave, e cila kishte fjalët e tij përfundimtare:“Tani, tani unë jam i dobët. Errësira po mbulon fytyrën time”. Ata gjithashtu besonin se rëndësia e elefantit në kulturën indiane, ishte një përkthim i qartë i adhurimit më të hershëm të mamuthit./Bota.al