Horizonti.al

Atlantida: legjendë apo realitet?

Screen Shot 2015-12-13 at 9.55.35 PM

Çfarë lidhje ka Atlantida, ishulli legjendar, “pronë” e perëndisë së deteve, Poseidonit, me Minoanët? Më shumë se sa duket. Në fakt, disa studiues besojnë se filozofi grek, Platoni është frymëzuar prej shpërthimit tragjik të vullkanit Tera dhe pasojave shkatërrimtare të qendrës minoane të Akrotirit, për të krijuar legjendën që rrëfeu në mesin e shekullit IV para Krishtit.

Në veëprën e tij, ai foli në fakt për një ishull të banuar nga një popull i rafinuar dhe shumë i përparuar, emri i të cilit buronte nga ai i Atlantit, qeverisësi legjendar i Atlantikut, bir i Poseidonit dhe i pari mbret i asaj toke.

“Më i madh se Libia dhe Azia së bashku”, Atlantida ishte një fuqi detare e vendosur “në atë ngushticë që quhet Kolonat e Herkulit”, dhe, sipas filozofit, në mijëvjecarin X para Krishtit kishte pushtuar shumë pjesë të Europës perëndimore dhe Afrikës.

Ishulli, i begatë dhe i lumtur pati megjithatë një fund të keq: u fundos “brenda një dite dhe një nate të keqe” për shkak të një kataklizme të provokuar nga Zeusi, i cili dëshironte të ndëshkonte atë popull, sepse ishte bërë shumë lakmitar dhe arrogant. Kjo është legjenda… /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button