Ende nuk ka fituar një titull botëror ose olimpik dhe garon në një sport pak popullor si ai i bandmintonit. ëIndiania shtë vetëm 23 vjeç dhe është e shtata në renditje si sportistja më e paguar në botë, lajm që e priti me një buzëqeshje, por jo me habi. Në deklaratat për AFP-në në Lojërat Aziatike në Xhakarta, Sindhu Pusarla tha se është e kënaqur që ka shkuar kaq larg në listën e Forbes-it, pas 6 tenisteve shumë të njohura si Serena Williams, numri një i botës.
“Mirë, ndihem mirë, e kënaqur dhe e lumtur. Kur pashë lajmet ishte sikur: ‘Jam një prej tyre”, – u shpreh për AFP-në. – “Paratë shkojnë gjithmonë në bankë, nuk kam shumë informacion për këtë, por besoj se të jesh në listë me disa emra shumë të rëndësishëm është motiv mëse i mjaftueshëm për të buzëqeshur”, – shtoi. Sindhu u shndrrua në një emër shumë të njohur në vendin e saj të origjinës me një popullatë prej 1.300 miliardë pas Lojërave Olimpike të vitit 2016 kur u bë femra e parë indiane që fitonte një medalje argjendi. Solli një ortek sponsorizimesh që nga pijet për sportistët deri tek telefonët celularë dhe gomat për makina. Sipas Forbes ka fituar 8.5 milionë dollarë nga qershori i vitit 2017 deri nëqershor të2018 duke përfshirë 8 milionë nga sponsorizimet dhe 500 000 nga çmimet.
Williams, 23 herë kampionia e Grand Slam-it kryeson listën e Forbes-it me 18.1 milionë dollarë. Caroline Wozniacki, Sloane Stephens, Garbine Muguruza, Maria Sharapova dhe Venus Williams janë tenistet që gjenden mbi Sindhu. Sindhu, numri tre i botës në badminton u kritikua kohët e fundit kur humbi finalen e katërt rradhazi për këtë vit në kampionatin botëror kundër spanjolles Carolina Marín. Sindhu humbi edhe finalen e Lojërave të Komonuelthit kundër Nehwal si dhe u rrëzua në pengesën e fundit në Open India, si dhe në Open Tailandia. Megjithatë ajo nuk ishte shumë e shqetësuar për rezultatet. “Të humbësh është pjesë e jetës. Humb diçka dhe fiton diçka tjetër. Duhet ta marr me pozitivizëm. Shpresoj të jem më e fortë në çdo humbje”, – përfundoi Sindhu.
1Serena Williams (tenis)
- Caroline Wozniacki (tenis)
- Sloane Stephens (tenis)
- Garbiñe Muguruza (tenis)
- Maria Sharapova (tenis)
- Venus Williams (tenis)
- Sindhu Pusarla (bádminton)
- Simona Halep (tenis)
- Danica Patrick (motor)
- Angelique Kerber (tenis)