Analiza

Australi: Spitali i shpalli gabimisht 200 pacientë të vdekur

australiNjë spital në Australi ka kërkuar falje pasi gabimisht ka dërguar njoftime për vdekjen e 200 pacientëve të vet. Njoftimet e dërguara nga Spitali Austin në Melburn, te secili mjek i pacientëve, më 30 korrik, gabimisht i kanë informuar ata se kanë vdekur, në vend se tu tregojnë për lëshimin nga spitali. Zyrtarët mjekësorë australianë thanë se njoftimet e gabuara ishin pasojë e ndryshimeve të pavëmendshme në shabllonet që spitali u dërgon mjekëve atëherë kur pacienti lirohet nga spitali. Në një deklarë, operatori i spitalit, tha: “ne kërkojmë ndjesë të parezervë te klinikat e prekura, të cilat, në pjesën më të madhe, e kuptuan shumë mirë gabimin”. Megjithatë, në deklaratë u theksua se kujdesi ndaj pacientëve nuk është dëmtuar, megjithë gabimin e bërë.

Leave a Reply

Back to top button