Bota

Autoritetet ukrainase: 9000 ushtarë dhe 200 tanke ruse në lindje të vendit

Screen Shot 2015-06-20 at 09.42.20

Tensionet në lindje të Ukrainës janë rritur dhe, të njëjtat mund të marrin përmasa shumë të mëdha të cilat mund të shkaktojnë konflikt në rajon.

Mediat në Ukrainë raportojnë se Zëvendësdrejtori i Qendrës për Luftën Kundër Terrorizmit në Qeverinë e Ukrainës, Sergej Galushko ka shprehur shqetësim duke thënë se rreth 9 mijë ushtarë të forcave të armatosura ruse janë vendosur në lindje të Ukrainës, ai gjithashtu tha se një numër i madh i këtyre trupave janë vendosur edhe në afërsi të kufirit, transmeton lajmi.net

Ai tha se në lindje të vendit, ndër të tjera, ndodhen 532 automjete të blinduara të trupave ruse, 153 armë të rënda, 190 tanke, 89 granatahedhës dhe 66 mjete të mbrojtjes ajrore.

Sipas tij, në lindje të Ukrainës janë rreth 33.000 separatistët pro-rus. Galushko vuri në dukje se urdhri i mëparshëm ndaj grupeve të armatosura për mos përdorim të armëve të rënda nuk është respektuar.

Edhe misioni i posaçëm i OSBE-së ka konfirmuar se janë rritur tensionin në lindje të Ukrainës, dhe se kjo mund të shkaktojë konflikt të përmasave të gjerë në rajon.

Leave a Reply

Back to top button