Analiza

“Babi im është hero, lëreni të kthehet në shtëpi”

babaiAi është i treti në radhë për t’u ekzekutuar. Kështu kanë paralajmëruar militantët islamikë të ISIS, pas ekzekutimit të gazetarëve amerikane. Xhihadisti “John” tha se tani është radha e një britaniku. Raportohet se ai është David Haines, një punonjës bamirësie që u rrëmbye marsin e shkuar në një kamp në Siri.
Qeveria britanike thotë se po bën të pamundurën për të shpëtuar 44- vjeçarin Haines, babai i dy fëmijëve. Vajza e tij e madhe, 17 vjeç, ka bërë thirrje që të lirohet babai i saj. Ajo tha se ai është një hero, që ia ka dedikuar jetën vendeve të varfra. “Më mungon shumë babai. Do bëja gjithçka që ai të kthehet në shtëpi,” tha ajo. “Gjëja që dua më shumë në jetë është që ai të vijë në shtëpi”.
Ajo tha se kanë kaluar një vit të vështirë gjatë kohës që ai ishte peng. Familja e tij është urdhëruar megjithatë që të mos flasë. Gruaja e tij kroate ka postuar një foto të tij me beben, duke thënë: “Kjo është bota ime”. Kryeministri David Cameron ka zhvilluar një takim emergjence, ndërsa nuk e ka përjashtuar mundësinë që forcat ajrore britanike të bombardojnë terroristët. Raportohet se Haines, që njihej me nofkën “skocezi i çmendur”, ka punuar intensivisht me myslimanët gjatë luftërave në Ballkan. Ai ka një vajzë nga martesa e parë, tani 17 vjeç, dhe një vajzë 4 vjeç nga martesa e dytë me një kroate. Raportohet se ata jetonin pranë Zagrebit. /TemA/

Leave a Reply

Back to top button