Analiza

Ballkani është bërë një terren stërvitor, për luftën hibride ruse. Në lojë janë edhe Turqia, Kina dhe shtetet e Gjirit

A i bëhet vonë vërtetë BE-së, për Ballkanin Perëndimor?

Dominik P. Jankowski

Kreu Njësisë për OSCE dhe Sigurisë për Lindjen, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Polonisë

BE-ja është më se e interesuar për ecurinë e Ballkanit Perëndimor, por ajo duhet të kuptojë se vazhdimi me autopilot nuk do të jetë i mjaftueshëm. Stabilizimi, transformimi dhe modernizimi i Ballkanit Perëndimor janë në rrezik, për shkak të së paku tri tendencave kryesore.

Së pari, BE nuk e ka rimarrë plotësisht veten, nga problemet e saj të brendshme – kriza ekonomike, Brexit, sfidat e integrimit në BE, kriza e migracionit – të cilat kanë ndikime negative në zgjedhjet e politikës së jashtme.

Së dyti, Ballkani Perëndimor, ende i brishtë, nuk është imun ndaj tendencave joliberale të pranishme në politikën evropiane dhe atë amerikane.

Së treti, politika e fuqive të mëdha është rikthyer, që do të thotë që Rusia, Turqia, Kina dhe shtetet e Gjirit konkurrojnë me Evropën për ndikim në rajon. Mund të thuhet madje se Ballkani Perëndimor është bërë një terren trajnimi për luftën hibride ruse, si në Mal të Zi, Serbi, apo edhe Bosnjë e Hercegovinë.

Qasja menaxheriale e BE-së ndaj rajonit nuk mjafton. BE duhet të ketë prioritet ndërtimin e zhdërvjelltësisë, duke përfshirë edhe sektorin e sigurisë. Kjo duhet të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me NATO-n. Për më tepër, BE duhet të rivlerësojë angazhimin e saj operacional, pasi misionet dhe operacionet nuk duhet të trajtohen si një mjet i fundit. Së fundi, BE duhet të angazhohet më aktivisht në luftimin e luftës hibride ruse, duke përfshirë propagandën agresive të saj në rajon. / Carnegie Europe – bota.al

Leave a Reply

Back to top button