Ekziston një tjetër Baltimorë, e cila e ka të vështirë ta marrë veten nga aktet e dhunës ditët ë fundit në SHBA. Baltimora e fshehur, e cila në këto orë ka mbajtur qëndrim ndaj manifestuesve në revoltë dhe që ka zbritur në shesh për të pastruar lagjet e qytetit, teatër i përleshjeve. Është Baltimora e këtij fëmije me ngjyrë, i shndërruar në pak orë simbol i shpresës dhe vëllazërisë. I fotografuar me disa shishe ujë në duar, ia zgjat njërën një polici të bardhë të veshur me uniformë të rëndë për t’i bërë ballë protestave. Familja e tij e kishte dërguar për të pastruar rrugët e shkatërruara dhe ai, i pakujdesshëm nga ajo që po ndodhte pak metra largësi, ka dashur të bëjë një gjest të thjeshtë paqeje. Dhe ndërsa në televizor shfaqeshin pamjet e dhunshme të përleshjeve, në internet ky fëmijë është bërë simbol në rrjetet sociale dhe në pak orë ka kapërcyer nga profili në profil dike kaluar Oqeanin dhe arritur deri në Europë.
1 minute read