Antoine Griezmann mund të ndryshojë skuadër në fund të sezonit dhe destinacioni i tij i ardhshëm duket se nuk do të jetë në Angli, por tek rivalët në Spanjë, Barcelona. Lajmi bëhet ditur nga gazeta spanjolle “El Mundo Deportivo”,e cila në një artikull, thekson se sulmuesi francez mund t’i dorëzohet tundimit për t’u transferuar në “Camp Nou”.
Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, klubi katalanas ka shfaqur gadishmërinë që të paguajë klauzolën e Griezzman me Atletico Madrid që në 1 korrik do të zbresë nga 200 milionë në 100 milionë euro, një shifër kjo që mund të përballohet mjaft mirë nga nën kampionët e Spanjës, që e konsiderojnë blerjen e kartonit të Griezmann si një investim të rëndësishëm. Po kështu, media katalanase e përkufizon sulmuesin francez si partnerin ideal të Luis Suarez në repartin e sulmit të Barcelonës.