Histori

Bashkëjetesa me apokalipsin

Sulmet në Hiroshima dhe Nagasaki inauguruan një epokë të re të frikës, në të cilën shkatërrimi i planetit për shkak të armëve të tmerrshme bërthamore u shndërrua në një rrezik konkret.

Në Shtetet e Bashkuara reklamat nisën që të shfaqnin pamje të vendstrehimeve komodë antibërthamorë të blinduar, që çdo baba i përgjegjshëm duhej të ndërtonte nën vilën e vet për të mbrojtur të gjithë familjen nga bombat.

Në Zvicër, një ligj i viteve gjashtëdhjetë që është ende në fuqi i detyron qytetarët që të zotërojnë një vend në një bunker antibërthamor nëntokësor. Rreziku nuk duket të jetë larguar me fundin e Luftës së Ftohtë, aq sa SHBA vazhdojnë të përditësojnë udhëzimet për mënyrën si duhet të sillen njerëzit në raste sulmi. Duke shpresuar të mos ndodhë kurrë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button