Horizonti.al

“Bashkëshortet e Krishtit / Misteri i “Mëmave të shkretëtirës”

Screen Shot 2016-06-02 at 10.55.31Asketizmi nuk ka qenë një gjë që u përkiste vetëm burrave. Përkundrazi, sipas historianes franceze Aline Rousselle, të arat që iu larguan botës (por jo prej zgjedhjes) ishin virgjëreshat e konsakruara, një version kristian i virgjëreshave të Romës së lashtë. Rreth shekullit II-III, ato jetonin të ndara nga pjesa tjetër e komunitetit dhe konsideroheshin bashkëshorte të Krishtit. Një vendbanim i këtyre grave u krijua në vitin 330, kur murgu Pakom ia besoi manastirin e Tabenisit në Egjiptin e epërm, motrës së tij Maria. Edhe Shën Antoni, sipas biografit të tij Athanasi i Aleksandrisë, “ia besoi motrën virgjëreshave të besuara”.

Por në shekujt e parë gratë nuk mund të zgjidhnin me nismë të tyre jetën si murgesha. Kështu shumë prej tyre u maskuan si burra duke hyrë në manastire meshkujsh, dhe u zbuluan vetëm në momentin kur ndërronin jetë. Më të rralla ishin “mëmat e shkretëtirës” që jetonin si jeremite. Aristokratia Sinkletika (shekulli IV) hoqi dorë nga trashëgimia, për t’u mbyllur në një shpellë me motrën e saj të verbër. E penduara Sara jetoi për 60 vite në brigjet e Nilit, pa i ngritur asnjëherë sytë që ta shohë./bota.al

Leave a Reply

Back to top button