Ramazani, muaji i agjërimit mysliman, promovon vetë-sakrificen, por Bashkia e qytetit të Mekës në Arabinë Saudite është ankuar se ka qenë e nevojshme të ballafaqohet me sasi gjithnjë e më të mëdha të mbeturinave të ushqimit.
Zyrtari i Bashkisë Osama al-Zaytuni tha për faqen e internetit Arab News se punëtorët e plehrave mblodhën 5,000 ton mbeturina në tri ditët e para, “duke mos përfshirë këtu skeletin e 28.000 trupave delesh”. Bashkia e qytetit të shenjtë të Islamit ka instaluar 45 kompresorë të mbeturinave në afërsi të Xhamisë Qendrore dhe ka dërguar një shtesë prej 8,000 pastruesish rrugësh për kohën gjatë festimeve, duke u përpjekur të përballet me këtë problem.
Një studim nga Universiteti i Mbreterise së Arabisë Saudite e rendit Arabinë Saudite si shpërdoruesen më të madhe të ushqimit në botë, ku nga rreth kater milion pjatat e përgatitura gjatë Ramazanit, 30% e ushqime të serviura në to hidhen nëflakura të pakonsumuara, duke arritur një kosto shpërdorimi prej 1.2 milion rijalë sauditë (£ 187,000, $ 320,000).
Specialistët fajësojnë praktikat e Ramazanit për të blerë ushqim shumë më parë, duke gatuar ndërkohë të freskëtat çdo ditë dhe duke mos përdorur nga të mbeturat, si dhe duke dhuruar më shumë prodhime të varfërve nga sa mund të shpërndajnë organizatat bamirëse. Qeveria ka apeluar njerëzit të gatuajnë vakte më të vogla, dhe po investon në një fabrikë të plehrave organike për të absorbuar disa prej mbeturinave.
Arabia Saudite nuk është e vetme në këtë proces. Grupi Mjedisor i Lindjes së Mesme EcoMena thotë se një e katërta e ushqimit të përgatitur në Katar gjatë Ramazanit është hedhur, dhe Autoriteti i Kontrollit të Ushqimit në Abu Dhabi ka lëshuar këshilla se si të reduktohet sasia që shkon dëm.