Analiza

Bashkimi Energjitik në rrezik. Berlini dhe Moska kundër Brukselit

1143

Nga Valeria Termini “Huffingtonpost.it”

Në këto ditë të vështira dhe serioze për ekzistencën e Bashkimit Evropian, besimi midis vendeve anëtare është vendimtar për të shëruar plagët, rindërtuar një rrugë të kohezionit politik dhe hyrë në një fazë për rritjen e Unionit, pa të cilat projekti evropian kërcënon të shpërbëhet nën presionin e një fragmentimi gërryes.
Përgjegjësia kryesore bie mbi udhëheqësit e vendeve më të fuqishme, të cilave historia u kërkon sot vizion afatgjatë dhe aftësi lidershipi. Në këtë kuadër stonon, së bashku me ngjarjet tragjike greke, marrëveshja dypalëshe mes Gjermanisë dhe Rusisë, e nënshkruar disa ditë më parë për ndërtimin e një tubacioni, që çon gazin rus direkt në Gjermani, pavarësisht pozicionit të ashpër të Berlinit për sanksionet ekonomike kundër Rusisë.
Ajo do të garantojë dyfishimin e kapacitetit transportit të gazsjellësit Nord Stream në 110 miliardë metër kub, në raport me totalin e eksporteve të gazit rus për në Evropë që janë rreth 150 miliardë metër kub.
Marrëveshja i shmanget rregullave evropiane të Paketës së Tretë Energjitike, që pati rrëzuar projektin e gasjellësit “South Stream” në fillim të këtij viti. Asokohe kishte fituar parimi se në Evropë motoja “përça e sundo” nuk kalon dhe se Rrjedha e Jugut ishte bllokuar, sipas shumë vetëve në kurriz të ekonomive të të dyja palëve, pas përpjekjeve të Putinit për të negociuar marrëveshjet dypalëshe me Bullgarinë, Rumaninë, Sllovakinë, Hungarinë, për të anashkaluar Ukrainën, dobësuar Komisionin si dhe Rregullatorin evropian.
Problemi qëndron pikërisht tek fakti se marrëveshja ruso-gjermane përbën një dinakëri politike, përderisa siguron një lidhje të drejtpërdrejtë midis një vendi të jashtëm prodhuesi dhe një konsumator europian, pa kurrëfarë tranziti.

Pasojat negative

Nga kjo marrëveshje perceptohen së paku 3 pasoja negative për BE:
1) Pak ditë para takimit trepalësh me Rusinë dhe Ukrainën, për të ndërmjetësuar zgjidhjen e mosmarrëvshjeve mbi çështjet energjitike, marrëveshja e ka zbrazur përmbajtjen e pozicionit negociues të Komisionit Evropian. Në këtë “përlhurë të Penelopës” të integrimit politik evropian, nuk është për t’u habitur pra që takimi ka dështuar para se të fillojë.

2) Marrëveshja ruso-gjermane tregon plotësisht, se përballë harmonizimit të rregullave, thuajse të përfunduara, gjendet një dramacitet kritik:është e vështirë t’i besohet angazhimit politik të Unionit të Energjisë, në rast se liderët qeveritarë nuk do të angazhohen mbi këtë çështje, duke lënë të kenë përparësi interesat kombëtar të vendit më të fortë.
3) Së fundmi, një pasojë e rëndë ekonomike dhe politike në një periudhë afatgjatë, seriozisht përçarëse për marrëdhëniet mes vendeve anëtare:kthehet në veri, rreth marrëdhënieve të drejtpërdrejta midis Gjermanisë dhe Rusisë, çështja e furnizimit me energji, pasi për muaj me rradhë Komisioni dhe Këshilli Evrpian kanë propaganduar një përpjekje bindëse përkundrejt Mesdheut dhe diversifikimit të burimeve, madje edhe me aleatët amerikanë.
Nga një optikë mikro-ekonomike vihet pastaj re, një mënjanim i kompanive gjermane, që së bashku me aleatet veriore zëvendësojë strukturën e përbërë nga aksionerët e Rrjedhës së Jugut dhe kompanive ndërtuese të tubacionit. Sipërmarrjet italiane vuajnë, si gjithë të tjerat, pasojat e nxjerrjes jashtë loje nga qeveria gjermane dhe ajo ruse. Gazsjellësit e jugut, duke përfshirë zgjerimin e TAP dhe TANAP nga Azia Qendrore, ITGI dhe projekteve të tjera në Mesdhe, ka të ngjarë të bëhen të tepërt.

Ndjesia e Unionit Energjitik

Energjia, sikurse financa, është një sektor kyç në Evropë, pasi mund të ndihmojë në ndryshimin e ciklit ekonomik dhe promovimin e strategjive të përbashkëta politike. Institucionet evropiane, po lëvizin me vështirësi në këtë drejtim. Pas Unionit Bankar, ai energjitik u shpall nga kreu i KE, Juncker në fillim të këtij viti, si “një pikë kthese në strategjitë afatgjata të BE-së”.
Edhe kushtet e jashtme, janë të favorshme për një politikë të përbashkët që përforcon shkëndijat e para të rritjes – rënia e çmimeve të naftës, rezultatet e politikave për dekarbonizimin, por mbi të gjitha revolucioni aktual teknologjik, me burimet e reja të rinovueshme dhe integrimin e ICT në ndërtimin e rrjeteve “inteligjente” të konsumit të energjisë – përbëjnë një përparim të dukshëm në industrinë që mund të etiketohet si epokale, dhe në të cilin Evropa kryeson ndër rajonet e tjera të globit.

Është koha e duhur për të negociuar me Rusinë

Në analizë të fundit, duket se është koha ideale për të biseduar në mënyrë kohezive me Rusinë, furnizuesin kryesor nga i cili BE-ja varet për 30 përqind të importeve të gazit dhe 35 përqind të atyre të naftës, që prej rrënies së çmimeve e naftës nga 110 në 59 dollarë për fuçi, në një kohë që rëndojnë sanksionet financiare dhe energjisë. Për më tepër, Rusia po lufton për të gjetur tregje të tjera, pas përpjekjeve të filluara me Kinën për një horizont të largët.
Por mbi të gjitha, po gjenden mënyra të reja për të furnizuar me gaz Evropën, diktuar nga trazirat e vazhdueshme gjeopolitike. Kryesisht nga Mesdheu: Algjeria ka rifilluar prodhimin normal në naftës, Egjipti ka nënshkruar marrëveshjet e para me Izraelin dhe Jordaninë për gazin në Mesdheun lindor, ku rezervat e reja të mëdha janë në dispozicion rreth Leviatanit, për një eksport gradual përmes Greqisë, Italisë dhe Spanjës.
Nga Azia Qëndrore, Iraku dhe Irani, me mbarimin e embargos, kanë furnizime, që do t’i shtohen gazit azer që tashmë do të transportohet nëpërmjet për TAP-it, të miratuar kohët e fundit, përmes Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë. Ndërsa Turqia është një vend i mundshëm tranzit dhe konsumator, dhe Ballkani është i përfshirë në projekte që Shtetet e Bashkuara i mbështesin prej vitesh, për të forcuar pavarësinë energjitike të rajonit.
Së fundmi, SHBA-ja. Kundër pritshmërive të shumëkujt, dërgesat e para të gazit të lëngshëm do të nisin së shpejti me kontrata afatgjata, pas gjysmë-pavarësisë së arritur nga Uashingtoni përmes gazit të shistit argjilor dhe nivelimit të
përgjithshëm të çmimeve, çka e bën Evropën një treg konkurrues me Azinë Lindore.

Strategji politike e përbashkët

Si të mos të përfitosh nga një strategji e përbashkët politike? Në këtë kuadër , vihet në dukje se gjithësesi këto projekte, përfshijnë investime dhe infrastrukturën në vendet jugore të Unionit. Kjo kërkon përpjekje të përbashkëta të vendeve anëtare, të koordinuara nga Komisioni Evropian në projektet e interesit të përbashkët (PCI), në të mirë të ekonomive të të gjitha vendeve anëtare, si dhe në mbështetje të rolit politik që Bashkimi Evropian mund dhe duhet të luajë, për të arritur një ekuilibra të rinj multipolarë në Mesdhe.
Pikërisht këtë vizion evropian minon rëndë marrëveshja ruso-gjermane, që i kundërvihet rezistencës nga rruga e veriut, dhe duke treguar një politikë dinake por dritëshkurtër. Bashkimi Energjitik bëhet kësisoj një projekt i rëndësishëm, por vetëm në letër. Dhe BE-ja rrezikon të humbasë një mundësi unike.
Shënim:Valeria Termini është ekonomiste dhe njëherazi nënkryetare e Këshillit Rregullator të Energjisë në BE.a.al

Shqipëroi: Bota.al

Leave a Reply

Back to top button