Analiza

Bashkimi Euraziatik, një lodër në duart e Vladimir Putinit

Benoît Vitkine


eurasian

Kryetarët e Shtetit rus,bjellorus dhe kazak u takuan në Minsk ditën e premte  më 10 tetor për të zyrtarizuar bashkimin e tyre. Presidenti bjellorus, Alexandre Lukashenko, deri në fund dëshironte që takimi të mbahej më datë 7 tetor, ditëlindja e Vladimir Putinit.
Por parlamenti bjellorus nuk qe në gjëndje të ratifikonte traktatin e krijimit të  Bashkimit ekonomik Euraziantik që të enjten më 9 tetor, në vigjiljen e samitit që u mblodh të premten në kryeqytetin bjellorus, me tre anëtarët e parë të kësaj organizate – Bjellorusia, Kazakistani, Rusia.
Në mjediset madhështore të pallatit presidencial, i ndërtuar i ri nga autokrati bjellorus, të tre kryetarët e shteteve – që të tre gjashtëdhjetë vjet në pushtet – do të procedonin  në shkëmbimin shumë formal të dokumentave të ratifikimit. Do të ishte shumë e thjeshtë që Bashkimi Euraziatik të kthehej në një lodër të thjeshtë në duart e presidentit rus.
Kur marrëveshja do të hyjë në fuqi, më 1 janar 2015, do të jetë organizata e kooperimit rajonal më e arrirë që ka njohur hapësira post-sovjetike. Përpjkjet ishin të shumta dhe shpesh efemere. Bashkimi euraziatik ekziston tashmë. Ai zotëron një seli – një godinë prej xhami pranë stacionit të trenit moskovit  Paveletskaïa – funksionarë të cilët nuk janë si funksionarët në Bruksel.
Vendet e tij anëtare kanë eliminuar tashmë disa barriera tarifore në brendësi të zonës dhe harmonizuar disa nga tarifat e tyre doganore të jashtme. Nicu Popescu, studiues në Institutin e Studimeve të sigurisë (Institute for Security Studies), në një artikull të tij shprehet se Bashkimi Euraziatik “real”, është një aleancë tregtare që mban të garantuar qarkullimin e lirë të mallrave, të shërbimeve dhe të kapitaleve, por jo të hidrokarbureve.
Bashkimi tjetër euraziatik është “imagjinar”. Ajo është ëndrra e Vladimir Putinit, e përmendur për herë të parë në tetor të vitit 2011 në një kryeartikull në gazetën Izvestia.
Në mendjen e Putinit, struktura do të jetë njëlloj si Bashkimi Evropian (BE) dhe organizata të tjera rajonale një “bllok” i fuqishëm, në fushën e re të politikës botërore. Kushtetuta e saj gjithashtu duhet t’i tregojë botës ringritjen e Rusisë, në të njëjtën kohë që ajo duhet të kurorëzonte përpjekjet e presidentit rus të integronte përsëri shtetet e hapësirës post-sovjetike – të restauronte perandorinë. Kështu shprehen personat përbuzës të projektit.
Kjo ëndërr u thye më 21 nëntor 2013 në Kiev, kur filloi revolucioni i Mejdanit, që do ta bënte presidenti Janoukovitch, fajtor në sytë e manifestuesve për refuzimin që i bëri  marrëveshjes së asociimit me Bashkimin Evropian.
Ukraina, me 45 milion banorë, duhej të luante një rol qëndror në Bashkimin euraziatik, me peshën e saj ekonomike si dhe në vendin që ajo zë në imagjinatën dhe vizionin gjeostrategjik rus. “Pa Ukrainën, Rusia pushon së qënuri një perandori në Eurazi”, do të deklaronte politologu amerikan  Zbigniev Brzezinski në fushën e madhe të politikës botërore, në vitin 1997.
Kundra-modeli konservator
Menjëherë pas rënies së Janoukovitchit, Ukraina u dënua: sëpari me masa tregtare, pastaj me aneksimin e një pjese të territorit të saj (Krimea) dhe pastaj me importimin e luftës në pjesën e saj lindore. Moldavia dhe Gjeorgjia kanë bërë të njëjtën zgjedhje duke u ekspozuar si ndaj presioneve, edhe ndaj masave shtrënguese të Moskës. Bjellorusia dhe Kazakistani asnjëherë nuk e kanë fshehur shqetësimin e tyre përpara trajtimit të rezervuar të Ukrainës. Ato kanë bërë gjithshka për të zvogëluar rëndësinë politike të Bashkimit – Noursoultan Nazarbaev, i cili nuk dëshiron të humbasë statusin e tij të fuqisë, të blerë me miljarda.
Të dy vendet kanë negociuar për anëtarësimin e tyre duke kërkuar që të kenë sa më shumë avantazhe financiare apo subvencione për gazin.
Vladimir Putini është i vendosur të shtrijë në maksimum konturet e Bashkimit të tij. Me përjashtim të Bjellorusisë dhe të Uzbekistanit, të gjitha vendet e zonës kanë marrëdhënie tregtare më të rëndësishme me BE-në apo me Kinën, se sa me Rusinë.
Qysh me masat e para të harmonizimit doganor që filluan nga zbatimi në vitin 2010, vetëm Bjellorusia nga të tre vendet ka ditur të perfitonte nga sistemi i ri.  Një zgjerim me shtete më të varfëra do të kërcënonte më tepër ekuilibrin e dobët të Bashkimit euraziatik.
Për Putinin, rëndësi ka vetëm imazhi i një fuqie ruse të rilindur dhe një presidenti që mëshiron një kundër-model konservator përballë dekadencës së Perëndimit. E thënë ndryshe, sipas Nicu Popescut, presidenti rus “është gati të shpenzojë disa miliarda në vit për një projekt politik të huaj që në sytë e tij, do t’i sjellë një përfitim gjeopolitik vendit të tij si dhe në politikën e brendshme”.
Cili vend do të jetë më pas? Armenia, e cila ka në tokën e saj trupa ruse dhe shpreson në mbështetjen e Moskës në konfliktin e saj me Azerbajxhanin për  lartësinë e Karabakut, ka njoftuar për anëtarësimin e saj të ardhshëm.
Presidenti i Kirghzistanit, që parandjen se do të jetë veëndi i ardhshëm në listë ka treguar një entuziasëm të kufizuar, duke e shprehur qartë në dhjetor të vitit 2013: “Ukraina ka një zgjedhje për të bërë, ne nuk kemi fatkeqësisht me të vërtetë alternativa”.
Presioni i Moskës të frikëson; fuqia e saj e butë (‘’soft power’’), dhe fuqia e saj tërheqëse është e dobët. Institucionet e Bashkimit euraziatik ngjajnë formalisht me ato të Bashkimit Europian. Por funksionimi i tij duhet të jetë shumë më piramidal, i mbështetur në një logjikë fuqie dhe dominimi nga Moska.
“Nuk ka në Bashkimin euraziatik një nocion ndërtimi të përbashkët, shprehet Thomas Gomart, studjues në Institutin francez të marrëdhënieve ndërkombëtare (IFRI), por evolucioni i BE-së i bën rusët që të mendojnë se modeli i tyre është më i përsosur”. /LE MONDE/

PERSHTATUR NE SHQIP NGA www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button