Enciklopedike

Bazë alienësh nën Antarktidë

Screen Shot 2015-04-25 at 22.13.07

Kjo teori është goxha e fortë dhe shkundëse sa i përket shtrirjes. Ajo ka gjetur vend madje edhe në një prej filmave X-Files. Sipas saj, ose ka alienë aktualisht të gjallë nën akullin e Antarktidës, ose aty gjenden mbetjet e një qytetërimi të lashtë alien. Sipas teorisë, ata kanë krijuar artificialisht akullin për të mbuluar bazën, dhe nëse janë aty tani, ata po punojnë për  eksperimente të ndryshëm ku studiojnë ngjizjen embrionik të alienëve tek trupat njerëzorë.  Pjesa më shastisëse e teorisë është se ajo ka një send monumental që e mbështet: hartën Piri Reis, e krijuar në vitin 1513. Piri Reis ishte një admiral arab (dhe pirat), i cili hodhi në letër pjesën më të madhe të Atlantikut të jugut, me një saktësi kaq të madhe, saqë teoricienët pretendojnë se ai nuk e ka bërë vetë hartën, por ia kanë dhënë alienët, të cilët hartëzuan bregdetin e Antarktidës. Bregdeti i kësaj të fundit sot nuk mund të shihet pasi është i mbuluar me akull gjeri në një thellësi mesatare një milje.

Atëherë, si e krijoi hartën Piri Reis? Pyetja mbetet: “A e bëri të saktë, apo thjeshtë hamendësoi?” NASA ka përdorur rreze X, si dhe foto satelitore me rreze infra të kuqe të kontinentit. Gjetjet e NASA-s përputhen me hartën e realizuar nga Piri Reis. Ata kanë argumentuar se harta është false dhe e krijuar në fundin e viteve 1800. Antarktida nuk është zbuluar deri në vitin 1818. Por, të pretendosh se harta është e sajuar do të thotë të tradhëtosh fshehtësinë. Cfarë do të donte të fshihte NASA? Një bazë aliene, apo thjeshtë të ruajë sekretin për hir të studimeve të veta? /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button