Analiza

BE-Greqi, pavarësisht fatit të marrëveshjes, dëmi është bërë

Pjesa më e madhe e dëmit i është bërë tashmë themeleve të eurozonës, dhe kjo me pasoja të pariparueshme. Pasi mendoni të pamendueshmen – debatoni mbi pro dhe kundrat, dhe nisni të planifikoni për të – nuk ka kthim prapa

Nga Clive Crook

Screen Shot 2015-06-05 at 17.31.22

Me të dyja palët, që thonë se po hartojnë propozimet përfundimtare, muajve të politikës së lojës me zjarrin mbi Greqisë, duket se po i vjen fundi. Por kush e di nëse kjo është e vërtetë?

Çfarëdo që të ndodhë, mjafton një moment për të reflektuar mbi dëmin, që tashmë është bërë gjatë ngërçit – dëm që do të vazhdojë edhe në rast se prag-kolapsi do të tejkalohet, dhe një marrëveshje do të arrihet për të shmangur falimentimin e Greqisë, si dhe daljen e saj nga eurozona. Së pari, gjendja ekonomike e Greqisë, e cila ishte e keqe që në fillim, është përkeqësuar edhe më tej. Depozituesit kanë tërhequr kursimet e tyre nga bankat greke. Investitorët kanë tronditur tregun e aksioneve. Në këto kushte, vetëm pak biznese zgjodhën të investojnë apo zgjerohen. Pavarësisht nga nafta e lirë dhe një euro e dobët, ekonomia greke ka rënë përsëri në recesion.

Së dyti dhe për pasojë, situata e keqe fiskale në vend, është tani edhe më e keqe. Mbi çfarëdolloj objektivash fiskale, mbi të cilat mund të jetë rënë dakord mes Greqisë dhe kreditorëve – duke supozuar se do të ketë një marrëveshje – ato do të jenë tepër të vështira për t’u përmbushur.

Një marrëveshje e mjaftueshme, 4 muaj më parë, për të stabilizuar financat publike të Greqisë dhe rivendosur rritjen ekonomike, nuk mund të funksionojë më. Greqia, ka tashmë mbi shpinë dy programe të dështuara të shpëtimit. Me shumë gjasa, ngërçi do të shkaktojë dështimin edhe të programit të ardhshëm, gjithnjë nëse do të ketë një të tillë.

Odisea fiskale e Greqisë

Së treti, bota ka mësuar se dalja nga eurozona, jo vetëm që është e mendueshme, por ka qenë në fakt mbrojtur si një lloj mase disiplinore, nga zyrtarët në Gjermani dhe vende të tjera. Është kuptuar gjerësisht se nëse Greqia braktis euron, ose është e detyruar të bëjë këtë, vëmendja do të kthehet, herët a vonë, tek pyetja se cili e ka radhën.

Çdo pengesë serioze ekonomike, do të ngrejë atë pyetje. Më pak e kuptuar gjerësisht, është se shumica e dëmit i është bërë tashmë themeleve të eurozonës, dhe kjo me pasoja të pariparueshme. Pasi mendoni të pamendueshmen – debatoni mbi pro dhe kundrat, dhe nisni të planifikoni për të – nuk ka kthim prapa.

Në ndërhyrjen e tij (në mos qoftë e vonuar) në vitin 2012, Presidenti i Bankës Qëndrore Evropiane Mario Draghi tha se do të bëjë çfarëdo duhet për të mbajtur të paprekur eurozonën; ekonomia evropiane u tubua rreth vetes.

Çfarëdo që të ndodhë këtë javë ose në të ardhmen në lidhje me Greqinë, liderët evropianë kanë hequr dorë nga ai premtim: Ata mund të bëjnë çfarëdo që duhet, por më së pari kanë nevojë të mendojnë.

Kriza ekonomike e Evropës, ishte një mundësi për t’i treguar tregjeve financiare se euro është për Greqinë, siç është dollari, le të themi, për Virxhinian Perëndimore në SHBA.

Çfarëdo tjetër që të ndodhë, ne tani e dimë ndryshimin. Lloji i marrëveshjes, që mund t’i japë fund ngërçit, nuk është i vështirë të parashikohet, dhe në fakt nuk ka qenë kurrë i tillë. Komponentët jetësorë janë objektivat fiskale më pak të kërkuar, se kufizimet padurueshmërisht të rënda të programit aktual të shpëtimit; angazhimet politike që bindshëm do të përmbushin këto qëllime të arritshme; dhe ristrukturimi i mëtejshëm i borxhit, për ta bërë komponentin e parë të përputhshëm me të dytin. Puna mbi detajet e një plani të tillë, detyrimisht do të marrë kohë. Por Greqia dhe kreditorët e saj, as nuk e kanë zënë në gojë këtë bisedë.

Negociatat, kanë qenë të përqëndruara tek qëndrimi ndaj programit aktual të dështuar të shpëtimit, dhe nëse Greqia do të mbahet e lidhur me të, apo jo. Dhe kjo grindje qesharake, është konsumuar nën kërcënimin e vazhdueshëm të telasheve financiare. Angazhimi për formën e një marrëveshje të ndjeshme, me një hapësirë frymëmarrje financiare, ndërsa ajo ishte negociuar, mund të ishte arritur që në muajin shkurt.

Kushtet e nevojshme janë, në të dy anët, një gatishmëri për kompromis; në anën greke, një stil shumë më pak konfrontues; dhe në anën evropiane, një përpjekje për të ndihmuar udhëheqësit e Greqisë, që t’i shesin një marrëveshje jopopullore zgjedhësve të tyre.

Në vend të kësaj, grekët hynë në këto bisedime sikur rregullat të kishin ndryshuar të gjitha, dhe se do të ishin ata që do diktonin kushtet, ndërsa Evropa kërkoi kapitullimin e prerë. Ai ka qenë një dështim i mahnitshëm i udhëheqjes. Dhe kur është fjala për Evropën dhe dështimet e udhëheqjes së saj, askush nuk habitet më.

“Bloomberg View” – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button