Psikologji

“Bëj mirë dhe gjëra të mira do të ndodhin në jetën tënde”. Mesazhi më optimist që mund të keni lexuar këto kohë…

Bëj mirë dhe gjëra të mira do të ndodhin në jetën tënde. Mirësia mund të të vijë në mënyra të ndryshme: një marrëdhënie e re, një njohje e re, para të ardhura në mënyrë të papritur në jetën tënde, shërimi nga një sëmundje, një akt mirësie prej dikujt që nuk e prisje, një mundësi e re për punë etj. Thjesht shfrytëzoji mundësitë që të shfaqen dhe do e kuptosh se sa shumë të ofron mirësia që tregon ndaj të tjerëve.

Edhe nëse nuk të duket e barabartë ajo që merr, edhe nëse lodhesh vetëm duke dhënë, të lutem mos e lejo dhimbjen e botës të të mërzisë. Mëso t’i besosh rrugëtimit, edhe nëse nuk e kupton që nga fillimi. Ti e bën këtë botë një vend më të mirë me kontributin tënd sado të vogël për të lumturuar dikë me mirësinë tënde.

Bëji vetes vetëm këtë pyetje: “A është e mundur që disa njerëz të lindin për të dhënë më tepër, nga sa mund të marrin?”. Njerëz të tillë janë engjëjt e kësaj bote dhe unë njoh disa të tillë. Ndaje këtë mesazh edhe me të tjerët. Të gjithë duhet të mësojnë se kemi ardhur në tokë për të bërë mirë dhe, nëse nuk mundemi të bëjmë mirë, të paktën nuk duhet të bëjmë keq. Ky është parimi kryesor i funksionimit të mjekësisë dhe unë mendoj se duhet të bëhet parimi kryesor i mënyrës se si funksionon gjithë shoqëria jonë. Ne duhet t’i ndihmojmë të tjerët me sa të mundemi. Është e lehtë të mos mendosh për atë në nevojë, kur ke më shumë se ai, por është e vështirë të pranosh përbuzjen dhe injorimin ndaj teje të atyre që ndodhen sipër teje, thjesht se ti nuk e ke diçka që ata e kanë.

Bota ka plot padrejtësi. Është e padrejtë që disa njerëz lindin të pasur dhe disa lindin të varfër. Është e padrejtë që disa kanë të drejtë të studiojnë në shkollat më të mira, të jetojnë në kushte luksi dhe disa të tjerë të mendohen nëse të nesërmen do të lypin mjatueshëm, sa të sigurojnë edhe një ditë më shumë për të ngrënë. Por ne duhet të kontribuojmë me sa të mundemi për t’i reduktuar këto padrejtësi. Është në dorën tonë të japim, të bëjmë mirë dhe t’i bëjmë të tjerët të ndihen mirë. Vetëm kështu jeta do të na shpërblejë për gjithë mirësinë tonë.

Leave a Reply

Back to top button