Analiza

A bëjnë hije në BE marrëdhëniet serbo-ruse?

Nga Gaëlle Pério Valero
Studiues në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare Strategjike (IRIS) Francë

Vladimir Putin, Tomislav Nikolic

Më 16 tetor, Vladimir Putini bëri një vizitë në Serbi ku u prit me një ceremoni madhështore në Beograd. Serbia, vend kandidat për në Bashkimin Evropian, nuk kurseu as një mjet për të organizuar sa më mirë pritjen e tij në Beograd madje duke organizuar një paradë ushtarake impresionuese, e para qysh në periudhën e Titos.
Një pritje që u duk se i pëlqeu njeriut të fortë të Moskës pasi ai nuk hezitoi të ndryshonte programin e tij dhe ta zgjaste disa orë vizitën e tij, duke rrezikuar që ta bënte të priste Kancelarja Angela Merkel, me të cilën ai kishte takim në vigjilje të një takimi ruso-ukrainas nën patronazhin evropian. Nëse në Beograd, gëzohen për marrëdhëniet e mira me Moskën, në Bashkimin Evropian shtrohen pyetjet  mbi besnikërinë e një vendi, kandidat për aderim.
Marrëdhëniet serbo-ruse janë thellësisht të ngulitura në mentalitetet
Rusia dhe Serbia kanë marrëdhënie historike të vjetra që datojnë qysh në Mesjetë. Ekziston një afërsi e vërtetë kulturore midis këtyre dy popujve, por gjithashtu fetare nga ortodoksia. Miti i “Vëllait të madh rus”, i cili do ta mbronte Serbinë e vogël është thellësisht i ngulitur në mentalitetet në Serbi, megjithëse e parë në faktet, mbështetja e Rusisë ka qenë më tepër e paqëndrueshme dhe oportuniste. Marrëdhëniet midis dy vendeve përjetojnë një përtëritje qysh prej vitit 2000, e cila shënon ardhjen në pushtet të Vladimir Putinit dhe fillimin e tranzicionit demokratik në Serbi. Ato kanë arritur kulmin qysh kur Tomislav Nikoliç, rusofil i bindur, u zgjodh President i Republikës së Serbisë. Kjo madje është vizita e tretë e Putinit në Beograd.
Sfidat e shumta
Serbia ka qenë gjithmonë një udhëkryq dhe sfida e rivaliteteve të fuqive të mëdha. Gjatë shekujve ajo ka mësuar të  “menaxhojë dhinë dhe lakrën”, për të siguruar mbijetesën e saj dhe interesat e saj. Serbia është një vend i vogël me 8 milion banorë, e kapur midis influencës të dy gjigantëve: Rusisë dhe Bashkimit Evropian. Serbia ka nevojë për mbështetjen ruse, anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në çështjen e ndërlikuar të Kosovës. Në fakt, Moska nuk e ka njohur shpalljen e  pavarësisë së saj në vitin 2008 duke e konsideruar Kosovën një provincë të vjetër serbe. Rusia është gjithashtu një partnere tregtare e rëndësishme e Serbisë, sigurisht pas BE-së, por një partnere bujare e cila i ka dhënë asaj kredi të rëndësishme për ta nxjerrë nga gjëndja e vështirë ekonomin.
Më në fund Beogradi ka nevojë të sigurojë sigurinë e vet energjitike. Ajo është bashkuar me projektin megjithë mendimin e Brukselit për projektin rus të SouthStream, i cili konsiston në ndërtimin e gazsjellësit të Detit të Zi që kalon për në Itali duke shmangur Ukrainën. Ngrohja në pjesën më të madhe në Serbi sigurohet nga gazi. Në një klimë kontinentale me dimra shumë të ashpër, kjo është një sfidë madhore për serbët. E vështruar nga Moska, marrëdhëniet e mira me Beogradin e lejojnë atë të sigurojë një ushtar më tepër në fushën e politikës botërore.
Në nivel evropian dhe qysh me rënien e Murit të Berlinit, Serbia (me Malin e Zi) janë aleatët e fundit të rusëve. Ajo ka gjithashtu nevojë për serbët për të siguruar fillimin e punimeve SouthStream i parashikuar në vitin 2015, një sfidë ekonomike e rëndësihme për rusët, i cili aq më tepër i forcon ato në mënyrë të konsiderueshme në krahun e hekurt ukrainas.
A vihet në rrezik integrimi evropian i Serbisë me animin e saj drejt Rusisë?
Serbia ka një traditë të gjatë ekuilibriste të marrëdhënieve ndërkombëtare, mjafton të vështrosh lëvizjen e e vëndeve të pa angazhuara në periudhën e Titos. Kjo lëvizje i lejoi asaj autonominë dhe neutralitetin e saj, por sot kjo me ngjarjet në Ukrainë është e rrezikshme. Megjithë presionet e Brukselit, Beogradi refuzon të zbatojë sanksionet kundrejt Rusisë. Nuk duhet të harrojmë që serbët për afro 15 vjet i janë nënshtruar sanksioneve ndërkombëtare dhe dinë konkretisht se çfarë do të thotë kjo për popullsinë.
Serbia refuzon gjithashtu të rreshtohet në pozicionin e Komsisonit Evropian për gazësjellësin e SouthStream për të siguruar sigurinë e saj energjitike. Nëqoftëse Serbia është kandidate e BE-së dhe në janarin e kaluar filloi negociatat, ajo është gjithashtu një shtet sovran dhe që e shpreh atë ndërkohë që perspektivat e zgjerimit të BE-së janë ngrirë për pesë vitet e ardhshme.

PERSHTATUR NE SHQIP NGA www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button