Psikologji

Bëni kujdes me marrëdhëniet që krijoni. Ja pse kontrollin duhet ta keni VETËM JU

Thonë se ne transformohemi në njerëzit me të cilët zgjedhim që të rrijmë më shumë. Nëse ju mendoni se keni humbur kontrollin e jetës tuaj, pyesni veten se me kë po rrini se si ju bën të ndiheni. A ju mbështesin? A varet dashuria dhe shoqëria e tyre nga ajo që bëni ju, apo ata do të ishin aty në çdo rast? A mund të mbështeteni te këta njerëz?

Është e komplikuar dhe e dhimbshme për të pranuar se ajo pjesë e kontrollit të jetës suaj, që ju keni humbur, është marrë nga të tjerët. Por është kështu, gjëja më e mirë është ta pranosh dhe të pyesësh nëse je e gatshme të shkosh përpara në këtë mënyrë.

Në procesin e kërkimit të vetes, ndoshta do t’u jepni fund disa marrëdhënieve dhe të tjera do të ndryshojnë në mënyrë dramatike. Mos kini frikë, të rritesh do të thotë edhe të nxjerrësh disa njerëz nga jeta tuaj.

Leave a Reply

Back to top button