Analiza

Berezovsky dhe 5 miqtë e vdekur. Misteri, nga Londra në Moskë

Një vazhdë incidentesh dhe vetvrasjesh të dyshuara, nga 2004 deri më sot

bere

Miqve ua kishte thënë: “Nëse më ndodh diçka, ta dini se nuk do të jetë kurrsesi një aksident”. Pak ditë pas këtij “testamenti” të improvizuar, avokati Stephen Curtis u përplas me helikopterin e tij të ri, që ishte nisur nga zona lLondineze rrotull Batterseas dhe ishte duke fluturuar drejt rezidencës luksoze në një kështjellë të Dorset-it. Dhjetë vjet më parë, në 2004.
E gjithçka fillon prej aty, nga helikopteri që bie. Një seri të vdekurish të dyshuar, të çuditshëm, me trupa të hedhur poshtë prej dritareve, me vrasje e zhdukje misterioze. Një grup biznesmenësh dhe një fill i vetëm që i lidh: para, shumë para, dhe Rusia. Profesionistë, biznesmenë të pasur të impenjuar në projekte ndërtesash milardiere në kryeqytetin britanik, 15 vjeçarë të bërë shumë të pasur, të mësuar me sallonet mondane: të gjithë kanë përfunduar në mënyrë brutale.
I pari, Stephen Curtis, në 2004-ën. I fundmi, të dielën që kaloi, Scot Young, që në pesë të pasdites është hedhur nga apartamenti i tij në Marylebone, qendër Londineze, për t’u shpuar në kangjellat e kopshtit. Dhe mes tyre: një i petëzuar poshtë një kamioni në Bond Street, njëri nga metroja, tjetri i rënë nga çatia e një qëndre tregtare, një tjetër i goditur nga infarkti.
Janë gjashtë. Gjashtë raste të hapur të “Russia connection”. Plus, një i zhdukur (ndoshta i larguar nga frika për të shpëtuar nga hakmarrja).
Cdo herë një petal. Duke filluar nga avokati Stephen Curtis. Numri një i listës. Profesionist i vlerësuar prej një mijë kontaktesh që vlejnë: ka qënë ai që ka prezantuar Robert Curtis, Paul Castle, Johnny Elichaoff, Boris Berezovsky (fillimisht mik, pastaj armik i Putinit) e Scot Young.
Tmerri në detaje
Helikopteri per Stephen Curtis. Metroja në dhjetorin e 2012 për Curtis-in tjetër, Robert që nga hiçi është gjendur shefi i pesëmbëdhjetë shoqërive, me Rolls Royce, me shofer dhe modelen Caprice si e fejuar. Kamioni për sipërmarrësin Paul Castle që luante Polo edhe me princin e mbretin e ardhshëm, Karlin. Fluturimi, muajin e shkuar, nga qendra tregtare Whitelys për Johnny Elichaoff. Infarkti në banjo në vilën e fshatit për Berezovsky-in, me vajzën që akuzon: “E kanë vrarë”. Pengesat e hekurit për Scot Young, që thonë miqtë, u gjet muaj më parë me këmbët në ajër jashtë një dritareje të hotelit të luksit Dorchester, me banditë që e mbanin në kavilje e i bërtisnin: nëse flet herën tjetër, do biesh mbi asfalt. Vetëvrasje?
Janë të shumtë ata që i kërkojnë Scotland Yard-it të lexojnë mirë historinë e këtyre gjashtë të vdekurve. E të ngjiten bashkë copëzat. Partnerë në biznes, partnerë në një projekt të vjetër ndërtimi, “Projekti i Moskës” më pas i dështuar, partnerë në menaxhimin e kapitaleve ruse, partnerë në investime. E natyrisht miq: të gjashtë frekuentonin të njëjtat sallone, zbaviteshin, hanin drekë së bashku në restorantet më të mira londineze e Cipriani ishte njëri nga të preferuarit, qarkullonin para. “Eshtë mafia ruse që i ka vrarë, ose i ka detyruar të vdisnin”, përsëritin miqtë.
Ndoshta kanë parë e prekur atë çfarë ishte e ndaluar, para të pista që në Londër qarkullojnë me shumicë për t’u kanalizuar drejt bizneseve të ligjshëm. Një shfaqje e pastër. E një të dhënë ua kishte ofruar George Constantine që ishte “arkëtari” i Scot Young, i hedhur mbi gardhin poshtë dritareve të shtëpisë së tij. Scot Young ishte duke u divorcuar nga gruaja dhe refuzonte t’ua zbulonte gjykatësve përmbajtjen e pasurive të saj. U thirr për të dëshmuar në 2011, pikërisht George Constantine: “Në fakt pashë të qarkullonte kapitale të dyshuara në një llogari stabël për mua”. Pas depozitimit u zhduk. Në vend të ri. Me emër të ri. Për të qëndruar larg mafias ruse. /corriere.it/
Pergatiti: www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button