Horizonti.alShkence

Besimi është një lojë shikimesh

Besimi mund të bazohet në një kryqëzim vështrimesh. Dhe instinkti ka këtu rolin kryesor. Ky është rasti për shembull, kur duhet të vendosim nëse duhet t’i besojmë apo jo një personi që e takojmë për herë të parë. Në këtë situatë, një shikim mund të jetë vendimtar:edhe në bazë të mënyrës se si hapen kokërdhokët e syrit. Kjo mund të përcaktojë nëse do t’i besojmë apo jo të tjerëve. Ajo që e tregon këtë rezultat, është një studim i koordinuar nga Universiteti i Milanos, botuar në revistën “Cognition and Emotion”.

Besimi qëndron tek shikimi?

Hulumtimi është kryer nga dy autorë italianë, Marko Brambila dhe Marko Biela, nga Departamenti i Psikologjisë në Universitetin e Milanos, në bashkëpunim me Mariska Kret e Universitetit Leidenit në Holandë. Tre studiuesit, u nisën nga fakti se variacionet në zgjerimin e kokërdhokut të syrit, janë kryesisht automatike dhe të pandërgjegjshme, dhe kjo shpesh do të thotë që ne besojmë se variacione të tilla, mund të tregojë karakteristikat më të thella të individëve me të cilët ndërveprojmë, dhe se ata nuk janë vetëm një përgjigje ndaj intensiteteve të ndryshme të ndriçimit.

Duke filluar nga ky element, hulumtuesit donin të verifikonin nëse ndryshime të thjeshta në diametrin e kokërdhokut të syrit përballë njerëzve që takojmë, janë në gjendje të ndikojnë në reagime të ndryshme të sjelljes.

Studimi

Për të kryer studimin, 50 vullnetare u ftuan të shihnin në një ekran kompjuterik 96 fytyra të njerëzve të panjohur, me nivele të ndryshme të zgjerimit të kokërdhokut të syrit. Në fillim, pjesëmarrësit, me ndihmën e një leve, duhej t’i afronin fytyrat tek vetja me sytë e kontraktuar dhe të largonin fytyrat me kokërdhokët më të zgjeruar.

Në një variant të dytë të detyrës, udhëzimet u anuluan:pjesëmarrësve iu desh të afronin më pranë fytyrat me kokërdhokët më të hapur, dhe t’i largonin ato më sytë e kontraktuar. Sa herë që herë që pjesëmarrësi e lëvizte levën drejt tij, imazhi i fytyrës në ekran zgjerohej, duke i dhënë atij përshtypjen se fytyra po i afrohej. Përkundrazi, kur lëvizja u shty, imazhi me fytyrën në ekran bëhej më i vogël, duke dhënë përshtypjen se fytyra ishte duke u larguar.

Rezultatet

Rezultatet treguan se dëshira për të bashkëvepruar me njerëzit e paraqitur në ekran, ndikohej fuqimisht nga niveli i zgjerimit të kokërdhokut të syrit. Pjesëmarrësit në studim, qenë më pak të gatshëm të afronin më pranë vetes – një lëvizje treguese e dëshirës për të bashkëvepruar – apo përballur me njerëzit me sy të kontraktuar.

Në të kundërt, pjesëmarrësit ishin më të gatshëm të bashkëvepronin me njerëzit, sytë e të cilëve zgjeroheshin. Ky fakt, konfirmon se edhe tiparet pothuajse të padukshme të fytyrës mund të ndikojnë në zgjedhjet tona. Dhe se instinktivisht njerëzit me një zgjerim më të madh të kokërdhokut të syrit, perceptohen si tërheqës, të ngrohtë dhe miqësorë, dhe e kundërta, njerëzit me sy të kontraktuar si të ftohtë, të shëmtuar dhe të pabesueshëm.

Ndikimi i stereotipave

Ky është një fakt që megjithatë nuk është i bazuar në ndonjë dëshmi shkencore:s’ka asnjë studim që tregon një ndryshim në aspektin e karakterit, personalitetit dhe qëllimeve, në funksion të zgjerimit të kokërdhokur të syve. Përkundër mungesës së provave, njerëzit automatikisht aktivizojnë një përfaqësim mendor bazuar në stereotipin, se individët me sy të kontraktuar janë të rrezikshëm.

Për rrjedhojë, ne vëmë në zbatim veprime, që synojnë që distanca të jetë sa më e madhe që të jetë mundur nga individë të tillë. “Rezultatet e marra – thotë Marko Brambila – përveçse kanë implikime mbi faktorët që janë në gjendje të promovojnë apo jo marrëdhëniet ndër personale, ofrojnë elementë të rëndësishëm të reflektimit mbi botën e marketingut, dhe reklamat që përdorin imazhe të fytyrave në fushata të ndryshme”.

GalileoNet – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button