Analiza

Besimi kundër frikës

Screen Shot 2015-03-28 at 22.10.36Mund të shmangim shumë, por jo gjithçka. Mania për kontroll e dominon shoqërinë perëndimore. Tek fatalizmi mund të jetë e pavetëdijshmja, por edhe urtësia. Jeta duhet të mbrohet gjithmonë; por për përcaktim ajo është e pambrojtur. Nuk ka shkollë, nuk ka plazh, nuk ka stadium, që mund cilësohet tërësisht i sigurtë. Mendoni tragjeditë e Beslanit në Rusi, Cunamin në Indonezi, apo tragjeditë sportive të Hejsellit në Belgjikë dhe Hillsborout në Angli. Të besosh të kundërtën, do të thotë të bëhesh si ata që amerikanët i etiketojnë si “freaks”

Nga Beppe Severgnini

Sipas jush çfarë po bisedojnë sot udhëtarët nëpër aeroporte? Çfarë diskutojnë pjesëtarët e ekuipazheve, ndërsa presin që të hipin në avion? Çfarë mendojnë pasagjerët në bord, teksa avioni ngrihet nga toka? Mendojnë, diskutojnë dhe të flasin vetëm për një gjë. Për Andreas Lubitzin dhe shumë jetë të humbura gjatë përplasjes me një mal.

Një histori e çmendur, sepse një pilot vrasës është një oksimoron (nga greqishtja, një i kujdesshëm i çartur). Tek pilotët kemi besim për të na çuar lart në qiell, dhe na rikthyer sërish në tokë. Këtë e dimë ne dhe ata. Fluturimi është një akt besimi. Tek burrat dhe gratë, para se tek profesionistët e aeronautikës.

Jo i vetmi, po sigurisht mes atyre më tronditësve: tek e fundit, fluturojmë prej pak brezash. Por gjithësesi jeta jonë – e gjitha – është një ushtrim besimi. Tek makinisti i trenit tonë, tek shoferi i autobusit, kirurgu në spital. Edhe tek kuzhinieri i restorantit të panjohur. Nëse e mendoni më hollë: ai mund të na helmojë të gjithëve, por nuk e bën këtë.

Kjo duhet theksuar edhe sot, për secilin prej atyre që pretendon papritmas se ka frikë nga fluturimi. Nuk ka nevojë të lexohen statistikat, edhe pse provojnë pa dyshim, se avioni mbetet mjeti i transportit më pak i rrezikshëm. Nuk ka nevojë të raportohet, se pas një tragjedie të tmerrshme, si ajo e fluturimit 4U4525 Germanwings, procedurat do të ndryshohen dhe fluturimet do të bëhen edhe më të sigurta.

Megjithatë, është mirë të mos harroni një gjë: mund të shmangim shumë, por jo gjithçka. Mania për kontroll e dominon shoqërinë perëndimore. Tek fatalizmi mund të jetë e pavetëdijshmja, por edhe urtësia. Jeta duhet të mbrohet gjithmonë; por për përcaktim ajo është e pambrojtur. Nuk ka shkollë, nuk ka plazh, nuk ka stadium, që mund cilësohet tërësisht i sigurtë. Mendoni tragjeditë e Beslanit në Rusi, Cunamin në Indonezi, apo tragjeditë sportive të Hejsellit në Belgjikë dhe Hillsborout në Angli. Të besosh të kundërtën, do të thotë të bëhesh si ata që amerikanët i etiketojnë si “freaks”, kontrollorë të sëmurë. Pikërisht SHBA-të, dëshmojnë se asnjë kompani udhëtimi nuk ofron garanci absolute. Shkollat ​​dhe qiejt amerikanë e kanë treguar këtë. Mjaftojnë disa ligje të fizikës, dhe pak mirëkuptim, për ta kuptuar këtë: aeroplani, një mjet i mrekullueshëm, që thjeshton jetën e shumë vetëve, mund të shndërrohet në një mekanizëm për vdekjen e dikujt. Mjerisht këtë e kuptuan edhe terroristët e sulmeve të 11 shtatorit. E mendoi, në errësirën e mendjes së tij, edhe bashkë-piloti 27-vjeçar, i fluturimit nga Barcelona në Dyseldorf.

Ne mundemi, madje duhet të kufizojmë rreziqet. Por nuk mund t’i eliminojnë ato krejtësisht. Nuk do të udhëtonim, s’do të hanim asgjë, nuk do pinim, nuk do të dashuronim: do të ishim robotë, por pa garancitë mekanike që ata kanë. Do të vdesim nga një sëmundje, për të cilën nuk na kishte shkuar kurrë mendja apo duke rrëshqitur në shtëpi, duke u larë në dush.

Të jesh i kujdesshëm është e drejtë; por të jesh i fiksuar është qesharake. Të duash të kontrollosh të mundshmen është urtësi, por të besosh se mund të kontrollosh çdo gjë, është arrogancë. Të jetosh, është  një akt besimi. Lubitz, ishte emri i vdekjes nga qielli, megjithatë ngrini sytë lart: yjet aty lart, janë shumë më tepër, sesa rrufetë. CDS

a.g./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button