Histori

Beteja e çmendur e Stalingradit, ishte për vendburimet e naftës

Nëse kishte ndonjë lider të fiksuar pas naftës, ky qe Hitleri, i cili ankohej shpesh se “gjeneralët e mi nuk dinë asgjë për aspektet ekonomike të luftës”. Por ndryshe nga Fyhreri i tyre, ata do të kishin preferuar diçka tjetër më të mirë, sesa të dërgonin pancerat e tyre në një betejë të çmendur për të pushtuar vendburimet e naftës.

Përpjekja gjermane për të mposhtur Bashkimin Sovjetik në një fushatë të vetme “Blitzkrieg-u” dështoi në verën e vitit 1941. Deri në qershor të vitit 1942, ushtritë e dobësuara gjermane ishin të forta vetëm sa për të filluar një offensive të re në vetëm një sektor të frontit të madh rus. Hitleri i përqendroi dizivionet e tij më të mira në jug të Rusisë, për të vënë në kontroll fushat e pasura me naftë të Kaukazit.

Edhe pse “Operacioni Blu” nisi mirë dhe në gusht thuajse arritën në Stalingrad, gjermanët u përballën shumë shpejt me një dilemë: të gruponin forcat e tyre dhe të drejtoheshin për në jug për të pushtuar fushat e naftës, apo të vazhdonin drejt perëndimit për të pushtuar Stalingradin, që cilësohej si një gardh mbrojtës kundër forcave sovjetike të grumbulluara në brendësi të Rusisë.

Në mënyrë tipike Hitleri u përpoq që t’i rrëmbente të gjitha.

Ushtritë gjermane u ndanë, një pjesë përparoi drejt Kaukazit, dhe pjesa tjetër drejt Stalingradit. Në të dyja frontet ata qenë pranë suksesit, por s’kishin trupa apo furnizime të mjaftueshme për të përmbushur misionin e tyre. Nazistët s’mundën të pushtonin qendrat e nxjerrjes së naftës në Grozni dhe Baku, edhe pse ata mund të mburreshin se kishin ngulur flamurin e tyre në Elbrus, malin më të lartë në Kaukaz.

Ndërkohë, në veri, sovjetikët marshuan në heshtje me forcat e tyre për një kundërgoditje në Stalingrad. Brenda 6 muajsh, ekspedita gjermane në Kaukaz qe në tërheqje të plotë, ndërsa më shumë se 100.000 gjermanë u dorëzuan në Stalingrad, duke shënuar një pikë kthese në Luftën e Dytë Botërore. Ëndrrat me naftë, përfunduan me shpartalimin e endrrës së hekurt të Hitlerit. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button