Psikologji

Bija ime, ja çfarë do të të mësoj për botën…

Sot nuk është e lehtë të jesh nënë, detyra është më e vështirë se kurrë. Por si prindër ju keni të drejtë dhe detyrë t’i mësoni vogëlushet tuaja se si të përballen me botën, kur ato, nën sytë tuaj, do të bëhen gra të bukura.

Mësojini vajzave tuaja të mos bëhen viktima të stereotipeve që shihen në televizion ose në gazeta. Kur të rriten ato ndoshta do të përplasin hundët në një shoqëri të përbërë nga klishe, e gatshme t’i gjykojë për çdo gabim. Mësojini këto gra të bukura të besojnë veten e tyre, atë që bëjnë dhe çfarë mund të arrijnë.

Vetëm e tashmja ekziston në zemrën e grave të forta. Ato dinë të falin veten dhe të falin të tjerët. Ato kurrë nuk kthehen mbrapa.

Shembulli më i madh që çdo nënë mund të japë fëmijës së saj është ai i mirësisë. Edhe kur bota duket se është e vështirë dhe njerëzit janë të ligj, vetëm mirësia dhe mirëkuptimi mund të shpëtojnë situatat: mësojani këtë grave të mëdha të së nesërmes.

Dhe nëse ato dështojnë, nuk është një dramë, përkundrazi. Shpjegojuni vajzave tuaja se humbjet janë pjesë e jetës dhe vetëm falë këtyre mund të bëhen gra të pamposhtura.

Mësojini vajzat e vogla të jenë të bukura, brenda dhe jashtë. Nga bukuria stereotipe, shpjegojini se një trup i bukur është një trup i shëndetshëm dhe se shkëlqimi i vërtetë kalon së pari nga shpirti, nga zemra dhe nga sytë.

Jini të lumtura, të dhembshura dhe të sjellshme dhe mësojini fëmijët tuaj të jenë të lumtur. Shpjegojuni atyre se lumturia do të duhet të jetë një konstante në jetën e tyre dhe se do të duhet të luftojnë për ta pasur atë dhe për ta mbajtur në jetën e tyre. Lërini gratë e reja të së ardhmes të veshin aksesorin më të bukur: buzëqeshjen e tyre. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button