Your Life

Bija ime, nuk do të pres të pamundurën nga ti

Do të më duhet mirëkuptimi dhe durimi yt, por kërkoj që të vazhdosh të jetosh jetën tënde. Sepse pleqëria ime nuk do të kthehet kurrë në burgun tënd

Shpresoj që këto fjalë të vijnë drejtpërdrejt në zemrën tënde dhe të mbeten atje, mes kujtimeve të gëzueshme të gjithçkaje që ti dhe unë kemi qenë dhe jemi ende. Bija ime, vitet kalojnë shpejt, ndoshta shumë dhe na rrëshqasin nëpër gishta bashkë me keqardhjet dhe mundësitë e humbura.

Të kam parë të rritesh, ditë pas dite, dhe të shndërrohesh në një grua të lirë, të pavarur dhe të suksesshme. Në një nënë të jashtëzakonshme. Dhe më duhet të të them: ti më bën krenare, për gjithçka që bën, për pasionin dhe entuziazmin që të përkasin natyrshëm dhe që shpresoj të të shoqërojnë në të gjitha ditët e jetës tënde.

Më gëzon edhe kur më kërkon një përqafim dhe më thua se nuk je kurrë shumë e madhe, për të qenë në krahët e mamit. Por jam e sigurt se shumë shpejt do të më duhesh më shumë se sa ti, por të premtoj se nuk do të pres kurrë të pamundurën prej teje. Sepse pleqëria ime nuk do të bëhet kurrë burgu yt.

Nuk kam frikë nga vitet që kalojnë sepse jam e kënaqur me jetën time, pjesë e së cilës je ti, me të gjitha gjërat që kam krijuar dhe që tani më rrethojnë. Dhe unë jam e lumtur.

Dua dhe pres që një ditë të arrish të njëjtën shkallë kënaqësie si unë, një lloj qetësie shpirtërore që vjen natyrshëm me mençurinë e moshës. Ndoshta do të më duhesh sërish për të përdorur smartfonin dhe kompjuterin tim, ose për të lexuar ato shkrime shumë të vogla të fletëpalosjeve kur harroj syzet.

Dhe ndoshta nuk do të mund t’i bëj më ato shëtitjet e gjata të blerjeve me ty, kur dhimbjet e moshës të bëhen më të rëndësishme dhe nuk do të mund të vrapoj e të luaj më me nipërit e mbesat, sepse do të jem më e lodhur se zakonisht. Më shumë se prania jote, në ato momente do të më duhet mirëkuptimi dhe durimi yt. Por të lutem, mos ndalo kurrë së jetuari, duke ndjekur ëndrrat dhe pasionet e tua, mos sakrifiko veten për mua.

Mos u ndje fajtore nëse zgjedh të dalësh me miqtë, në vend që të kalosh të njëjtën ditë me mua, vetëm për të më dëgjuar e mërzitur. Sepse kjo, atëherë, vetëm do të më bëjë të ndihem më keq. Më mirë më telefono dhe më thuaj sa e lumtur je. Kjo do të anulojë çdo humor të keq që kam.

Asnjëherë mos u ndje e detyruar të heqësh dorë nga asgjë. Thjesht më bëj të ndihem e dashur, siç bën çdo ditë të jetës tënde. Dhe unë do të bëj të njëjtën gjë me ty.

Back to top button