Psikologji

Bilanci psikologjik i fundvitit. Si të lini mënjanë faktorët e jashtëm dhe të përqendroheni në arritjet tuaja

Një vit i ri po vjen. Në këtë periudhë emocionet janë gati për të lulëzuar dhe njerëzit priren të bëjnë një bilanc të fundvitit. Ishte pozitiv? Sa objektiva arrita? A jam i lumtur? Çfarë mbetet jashtë këtij bilanci? Çfarë merret parasysh kur thuhet se ka qenë një vit i keq? Shumë njerëz dëshirojnë të kenë një jetë më të mirë, por të paktë janë ata që me kalimin e muajve vazhdojnë të kenë parasysh objektivat që propozuan në fillim të vitit dhe që vazhdojnë të punojnë për t’i arritur. Dëshira për një vit të ri është e nevojshme, por jo e mjaftueshme. Për t’i arritur ato që duam duhet të realizojmë veprimet dhe të kemi rezultatet që kërkojmë. Gjendja e ligsht vjen kur krahasojmë pritshmëritë që kishim me rezultatet konkrete që morëm. “Nëse bëmë gjithçka që mund të bënim për të arritur objektivat, të cilat kishim propozuar, atëherë nuk ka asgjë për çfarë të ankohemi. Duhet të ndihemi mirë me veten tonë që kemi kërkuar gjithmonë formën për ta gjetur atë për të cilën kemi kërkuar, por që për momentin nuk ia kemi dalë në krye,” – u shpreh psikologia Celia Antonini.- “Nëse nuk bëmë gjithçka nga ajo që mund të kishim bërë, nuk do të kemi arsye që të ndihemi ligsht sepse rezultati i marrë do të jetë proporcionalisht me sasinë e kohës, angazhim dhe përkushtim që i përdorim për konkretizimin e dëshirave tona.

Nëse bëmë pak, do të kemi pak.” Jo më pak e rëndësishme për t’u marrë parasysh në çastin e vlerësimit të disa rezultateve të marra që nuk varen direkt nga veprimet tona. Nuk duhet t’i marrim si tonat ato situata, vendime që nuk mundëm t’i kontrollonim. Janë rrethana të jashtme që ndikojnë tek ne sipas gradës së rëndësisë që u kemi dhënë këtyre ngjarjeve. Ky bilanc do të jetë rezultat i të gjithë elementëve që ju i keni marrë parasysh për t’i realizuar. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm çfarë të shtoni dhe çfarë të hiqni. Nëse do të vendosni ato momente kur vendimi juaj nuk ka ndërhyrë do të shtoni elemente të pafavorshme që do të modifikojnë rezultatin, duke bërë që bilanci të anojë nga ju, – shpreh Antonini. Sipas specialistes gjithmonë prodhojmë rezultate. Sot njerëzit janë rezultat i asaj që kanë bërë ose jo në të shkuarën. “Nëse doni të keni një të nesërme të mirë dhe të thoni që keni patur një vit të mbarë, filloni tani, në të kundërt do ta gjeni veten duke u ankuar në fund të vitit 2018 se nuk keni marrë atë që dëshironit. Mos fajësoni rrethanat, ka gjithmonë të tilla, janë thelbësore për kushtin e të qënit i gjallë.” Kontabilizoni me kujdes aspektet e jetës. Mos jini të padrejtë dhe arbitrarë me veten tuaj. Mos kini parasysh dëshirat, vetëm veprimet që bëtë për t’i arritur. Shtojini bilancit qëllimin që keni patur për t’i bërë gjërat. Hiqini ngjarjet dhe vendimet, në të cilat ju nuk keni ndërhyrë si kriza ekonomike botërore, recesioni, kostoja e jetës, vendimet e të tjerëve, tërmetet, uraganet dhe rrethana të tjera të pankotrollueshme. Përforconi idenë se është përpjekja, këmbëngulja dhe sjellja për të arritur gjithmonë më të mirën dhe për të tejkaluar vetveten dhe këto duhet të kihen parasysh gjatë vlerësimit të bilancit. Nëse objektivave tuaj i keni dhënë më të mirën, urojeni veten edhe pse nuk keni marrë rezultate të pritura. Në këtë fundviti, kur të ngrini gotat kujtojini vetes se mbështetet në një kapital të sajin dhe të pashtershëm, jeni ju! Mbajeni mend: Peshorja anon gjithmonë në favorin tuaj! / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button