Magazine

Bill Gates dhe Mark Zuckerberg thonë se kjo metodë do të shkundë arsimin

… dhe pse duhet të ju interesojë

Ne aktualisht nuk kemi shkop magjik në arsim. Ne nuk jemi të sigurt se çfarë funksionon dhe çfarë jo. Ndoshta është sepse të gjithë mësojmë ndryshe. Por çfarëdo qoftë arsyeja, ‘të mësuarit e personalizuar’ është në rrugën e duhur – Bill Gates dhe Mark Zuckerberg mendojnë kështu.

Ne të gjithë mund të njohim pikat e dobëta të sistemit tonë arsimor: është i ngurtë, nuk promovon kreativitetin në tërësi dhe gjithnjë e më shumë nuk na siguron aftësitë e duhura për të hyrë në fuqinë punëtore. Eshtë normale pra, që të ketë një oreks për ndryshime rrënjësore në sistemin arsimor. Në sferat e ekonomisë, kjo është një çështje e rëndësishme: me punësimin e të rinjve që nuk bën përparime të dukshme dhe një shoqëri gjithnjë e më të copëzuar, fëmijët dalin nga shkolla me aftësi të gabuara dhe prandaj nuk ka punë.

Pse “mësimi i personalizuar”

Një nga arsyet pse mësimi i personalizuar është kaq i mirë, është sepse inkurajon pavarësinë, e cila e dimë që është një tipar kyç i sipërmarrësve të suksesshëm. Në vend të mbajtjes së dorës të nxënësve në çdo hap, siç bëjnë metodat aktuale të mësimdhënies, është më e dobishme teoria: “fundosu ose noto”. Kjo u mundëson fëmijëve të punojnë dhe të mësojnë me ritmin e tyre, në vend që të mbeten prapa ose të mbahen në vend, në sistemin aktual arsimor. Ai inkurajon shumë seanca marrjesh reagimi (feedback) me mësimdhënësit, për të çuar përpara personalizimin e metodës.

Gates dhe Zuckerburg po financojnë një iniciativë prej 12 milionë dollarësh për të mbështetur të mësuarit e personalizuar në të gjithë SHBA. Fondacioni Gates financoi një studim të detajuar mbi 11,000 studentë në 62 shkolla, duke përdorur qasje të personalizuara të mësimnxënies. Rezultati? Nxënësit dolën shumë më mirë në matematikë dhe leximi, sesa shkollat ​​tradicionale.

Sokrati pohonte se filozofia ndodhi për shkak se njerëzit zhyteshin në mendime – dhe kjo duket të jetë thelbi i të mësuarit të personalizuar. Lejimi i mendjeve të fëmijëve që fillimisht të enden dhe më pas të ndihmohen për të hyrë në rrugën e duhur, në vend që të detyrohen të bëjnë të njëjtën gjë, e cila mund të mos jetë e përshtatshme për ta është rruga e duhur. Pra, le të marrim të gjithë një mësim nga libri i Sokratit – “Për të gjetur veten, mendo për veten”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button