Ekonomi

Bitcoin? Eshtë një mashtrim që do të pëlcasë

Bitcoin është një mashtrim që përfundimisht do të pëlcasë, sipas shefit të JP Morgan Jamie Dimon, i cili tha se monedha dixhitale është e përshtatshme vetëm për përdoruesit e drogës, vrasësit dhe njerëzit që jetojnë në vende të tilla si Koreja e Veriut.

Duke folur në një konferencë bankare në Nju Jork, Dimon tha se do të dëbonte nga pune në sekondë, këdo në bankën e investimeve që gjendej duke tregtuar me bitcoin. “Për dy arsye: është kundër rregullave tona, dhe janë budallenj. Dhe të dyja janë të rrezikshme”.

Ai shtoi: “Monedha nuk do të funksionojë. Ju nuk mund të keni një biznes ku njerëzit mund të shpikin një monedhë nga ajri dhe të mendojnë se njerëzit që po blejnë atë janë me të vërtetë të zgjuar. Nëse do të ishit në Venezuelë, Ekuador ose Korenë e Veriut, ose nëse do të ishit një tregtar droge, një vrasës, gjëra të tilla, është më mirë të bëni tregti në bitcoin se dollarë amerikanë”, tha ai. “Pra, mund të ketë një treg për këtë, por do të ishte një treg i kufizuar”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button