Histori

Bizanti, qyteti i Zotit?

Shpesh thuhet se Konstandini vendosi të zëvendësonte Romën pagane duke ndërtuar një qytet të ri, ekskluzivisht të krishterë, Konstandinopojën. I emërtuar pas tij, do të glorifikonte si perandorin ashtu edhe Zotin e tij. Shpesh konsiderohet të ketë qenë një lëvizje revolucionare, duke zhvendosur qendrën e gravitetit të Perandorisë larg Romës.

Ashtu siç ndodh shpesh me Kostandinin, e vërteta është më komplekse dhe akti i tij ‘revolucionar’ ishte deri diku një zhvillim logjik i praktikës së mëparshme, ose të paktën në përputhje me të.

Kishte shumë vite që kur Roma ishte kryeqyteti politik i Perandorisë. Gjatë ‘shekullit të luftës’, shumë ushtarë-perandorë ishin të lëvizshëm dhe oborri perandorak do t’i ishte shoqëronte ata dhe ushtrinë e tyre, duke i ndjekur kudo që do të shkonin. Diokleciani, në disa mënyra mentori i Konstandinit, kishte qendra të mëdha administrative në Antioki, Mediolanum, Nicomedia dhe Trier. Këto qytete ishin më afër kufijve, duke reflektuar prioritetet ushtarake të kohës. Roma ishte e madhe dhe e pasur, dhe emri i saj ishte ende magjepsës.

Ndërtimi i një ‘Rome të dytë’ dhe përdorimi i saj si kryeqytet i ri ishte sigurisht për t’u vënë re, por nuk ishte ndarja dramatike e legjendës. Konstandinopoja, e ndërtuar në vendin e qytetit të lashtë grek të Bizantit, u vendos me kast. Kishte edhe struktura pagane në qytet; ajo ende nuk ishte e tëra e krishterë. Megjithatë, do të bëhej kryeqyteti i shtetit më të krishterë që ekzistonte, Perandoria Bizantine dhe një nga qytetet më të mëdha të botës. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button