Analiza

Biznesi i Brukselit: Lobikracia europiane

“Njerëzit mendojnë se institucionet europianë janë Komisioni, Këshilli dhe Parlamenti. Por prapa gjithë këtyre fshihen shumë gjëra të tjera”: fjalë të një lobisti

lobby

“Njerëzit mendojnë se institucionet europianë janë Komisioni, Këshilli dhe Parlamenti. Por prapa gjithë këtyre fshihen shumë gjëra të tjera”. Ai që flet është një lobist në një skenë të “Biznesi i Brukselit”, një film-dokumentar i xhiruar nga F. Moser dhe M. Lietaert, që flet për botën e pabesueshme të lobimeve që vërtitet përreth Brukselit, zemra e teknokracisë europiane. Një ushtri prej 15 mijë profesionistësh (edhe pse është e pamundur të caktosh një shifër të saktë, duke patur parasysh mungesën e transparncës) për një biznes disa miliardësh, i cili është në gjendje të ndikojë, sipas vlerësimeve të Corporate Europe Observatory, 75 % të ligjeve europianë. Duke konsideruar që direktivat europiane kanë ndikim në një përqindje të konsiderueshme të ligjeve të shteteve, duke arritur madje deri në 80 përqind për sektorë si bujqësia dhe tregjet financiarë, mund të nxirren konkluzione pa patur nevojë për shumë fjalë. Me aftësitë e tyre në krijimin e marrëdhënieve si dhe praninë kapilare aty ku duhet të jenë, grupet e presionit, përfaqësues në pjesën më të madhe të interesave private, janë në gjendje të ndikojnë në proceset vendim-marrës, pasojat e të cilëve i ndiejnë drejtpërdrejtë 500 milionë persona.
Që nga implementimi i tregut të përbashkët nën udhëheqjen e Jacques Delors e deri në marrëveshjen e sotme TTIP me Shtetet e Bashkuara (për shkëmbimin e lirë të mallrave), e cila pritet të firmoset së afërmi, zotërinjtë e “pushtetit të butë” kanë luajtur gjithmonë një rol vendimtar. Targeti kryesor është Komisioni Europian, prej ky vijnë të gjithë propozimet për ligje, edhe pse në vitet e fundit presioni ka ardhur duke u rritur edhe mbi Parlamentin Europian, që ish komisionerja Mariann Fischer Boel e ka quajtur “parajsa e lobeve”.
Prania e grupeve të lobimit është justifikuar prej aftësive të tyre teknike në sektorë të ndryshëm, falë të cilëve institucionet europianë arrijnë të hartojnë legjislacion. Ata plotësojnë, për shembull, mangësitë në njohuritë specifike të parlamentarëve dhe komisionerëve, duke vepruar, për shembull, përmes “grupeve të këshillimit”, që përbëhen nga zëdhënës të enteve të ndryshëm, kompani, banka dhe shoqata. Ky sistem përballjeje me “shoqërinë civile” në të vërtetë lehtëson propozimin e ligjeve që, duke qenë tashmë në favor të interesave publikë dhe privatë, shmangin politizimin në Këshill. Ky i fundit, me mekanizmat e tij të ndërlikuar të votimit, do të rrezikonte t’i pengonte të gjithë.
Të bësh lobim është vetëm një cështje rrjeti. “Sapo ke një listë të mirë emrash, të mjafton të kontaktosh me qindra persona vërtetë të rëndësishëm”, pohon një lobist, sipas të cilit një rrjet i tillë marrëdhëniesh është jetik për vetë institucionet europianë. Komisioni Europian në fakt ka nevojë për informacionet e grupeve si European Service Forum, sepse vazhdon lobisti, është në interesin e shoqërive private që shkon të negociojë për hapjen e tregut, i vetmi ideal të cilit i përgjigjet lobisti i vendosur. Por edhe duke e pranuar lobizmin si dicka të natyrshme për proceset vendim-marrës në Bruksel, qytetari i paditur europian mundet të paktën të njohë se kush fshihet prapa ligjeve me të cilët ka të bëjë përditë?
Problemi i mungesës së transparencës është ngritur që në vitin 2009, kur komisioneri estonez Siim Kallas propozoi krijimin e një regjistri të grupeve të presionit që veprojnë në Bruksel. Rezultati maksimal që është arritur deri tani ka qenë miratimi i një rregjistri ku mund të rregjistrohen vullnetarisht, ndonëse flitet që të bëhet i detyrueshëm gjatë dy viteve të ardhshëm. Në fakt, ka kompani më se të dyshuara. Për shembull, në sektorin financiar mungojnë në apel YBS dhe Goldman Sachs, që rezulton vec të tjerash si financuese e think tank-ut të fuqishëm, Bruegel. Për të mos folur për cilësinë e informacioneve të disponueshëm: secili ent parashikon, përvecse një vlerësim të vetëredaktuar të shpenzimeve të veta për lobim, edhe një listë të temave që i interesojnë. Rezultati: po të shohësh rregjistrin, kupton që më pak se pesëdhjetë nga të gjithë entet e rregjistruar kanë bërë të dëgjohet zëri i tyre, sa i përket për shembull marrëveshjes së tregtisë së lirë të sipërpërmendur. E vështirë të besosh që një marrëveshje me rëndësi kaq të madhe i intereson Citigroup dhe IBM, mes të paktave kompani amerikane të pranishme, dhe jo, për shembull, Dhomës Amerikane të Tregtisë. Me një fjalë, përvec dëmit të institucioneve shumë teknokratikë dhe rrejshëm demokratikë, kemi edhe këtë mashtrimin e gjoja transparencës. /messaggero/
PERSHTATUR NE SHQIP NGA www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button