Bota

Biznesmeni: “1 milionë kush ma sjell të gjallë Al Bagdadin!”

Hani Abu Asfar ka ofruar 100 mijë dollarë për ata që do të arrijnë t’ia sjellin kokën e al Baghdadit. Kush do ia sjellë të gjallë, do të ketë në duar 1 milionë dollarë

Screen Shot 2015-02-04 at 19.43.46

Një biznesmen jordanez ka vënë në dispozicion 1 milion dollarë për kokën e Abu Bakr al Bagjdadit, “kalifit” të Shtetit Islamik.
Cmimi i vënë për kokën e kreut të ISIS ka ardhur pas ekzekutimit barbar nga ana e militantëve të ISIS, të pilotit jordanez që ishte zënë rob në 25 dhjetor të vitit që kaloi.
Kështu e ka paraqitur kërkesën e tij biznesmeni: “Jam Hani Abu Asfar, president i këshillit drejtues të holding-ut të grupit Asfar. SHpall një cmim prej 100 mijë dollarë për atë që arrin të më sjellë kokën e atij që quhet al Baghdadi. Po kështu, shpall cmimin prej 1 milionë dollarë për ata që arrijnë të ma sjellin të gjallë këtë njeri të lig”.
Mbi kokën e Al Baghdadit ka edhe një cmim prej 10 milionë dollarë të ofruar më parë nga qeveria e SHBA./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button