Enciklopedike

Bombat e Londrës 2005, teoritë e çmendura të komplotit

Screen Shot 2015-06-14 at 23.28.18

Në orën 8:50, paraditen e 7 korrikut 2005, tre kamikazë, dy me origjinë nga Pakistani, dhe një xhamajkan, u vetëhodhën në erë veten në bordin e tre trenave të veçantë të metrosë, duke vrarë në total 42 njerëz. Në orën 9:47, më pak sesa një orë më vonë, autobusi me dy kate me numër 30, duke udhëtuar në Sheshin Tavistok, shpërtheu për arsye të një kamikazi të katërt, që vrau 14 njerëz, duke përfshirë edhe veten. Këto janë faktet, siç janë paraqitur në raportimet e lajmeve në ditët dhe javët pasuese. Teoricientët e komploteve nuk janë të bindur.

Në fakt, ata janë të sigurtë për të kundërtën: të katër kamikazët nuk ishin keqbërës, nuk ishin atentatorë, por civilë të pafajshëm bashkë me viktimat e tjera. Vrasësit e vërtetë, sipas teorisë, ishin anëtarë të sigurimit të Qeverisë Britanike, duke përfshirë MI5. Ata që mbështesin teorinë përfshijnë edhe ish kryeministrin Tony Blair, si edhe Mbretëreshën, si njerëz që dinin gjithshka rreth kësaj. Kështu, përse ta mbulojmë? Al Qaeda madje mori përgjegjësinë për të në një video të regjistruar më vonë, e shfaqur në Al Jazeera, por autoritetet britanike provuan se video ishte redaktuar më vonë, për të përfshirë dhe Al Qaedan. Kamikazët ishin zyrtarisht jo të shoqëruar me Al-Qaedën, por teoria thjesht përdor këtë video si një nga shumë provat se diçka e dyshimtë po ndodhte.

Sapo termi “cover-up” (fshehja) hyn në një teori konspiracioni, teoricienët pothuaj gjithmonë shmangen, për arsye se një qeveri mund të ketë shumë gjëra për t’u mbuluar. Prova alienësh në trenat e metrosë dhe autobuzin numër 30; prova të bashkëpunimit midis qeverisë Britanike dhe al-Qaeda-s; dhe kjo e rendit nën-teorinë e preferuar personale, se katër “kamikazët” ishin në të vertetë fotografë tabloidi të cilët kishin fotografuar Katerinën, Dukeshën e Kembrixhit, gruan e ardhshme të Princit William, duke bërë gjëra të papëlqyeshme. Mos qeshni, deri këtu shkojnë të cmendurit pas teorive të komplotit. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button