Histori

Boshti mund ta kishte fituar luftën

Screen Shot 2015-06-09 at 09.37.51

Nga Seria: Ide të gabuara për Luftën e Dytë Botërore

Gabim, thotë Joe Maiolo. Unë nuk mund të ndërtoj një skenar ku Boshti mund të kishte fituar Luftën e Dytë Botërore. Në fakt, vetë “Boshti” është një term i gabuar, për arsye se përmbante një shtet të dështuar fashist, që u shndërrua në një ndihmës të Gjermanisë, dhe japonezët që po luftonin luftën e tyre dhe nuk kishin interes për koordinimin e një strategjie të madhe. Kështu që në të vërtetë po flasim për Gjermaninë, dhe Gjermania thjeshtë nuk e kishte thellësinë industriale për të zhvilluar një luftë të zgjatur kundër koalicionit që do të vihej kundër saj. Ata që mendojnë se Gjermania mund të kishte triumfuar zakonisht argumentojnë për mënyrën si ata shpikën Blietzkrieg-un, kishin tanke dhe avionë më të mirë dhe kishin një koncept më të mirë për luftën. Edhe nëse të gjithë këto do të ishin të vërteta, ato janë avantazhe operacionalë afatshkurtër, dhe jo avantazhe strategjikë. E vërtetë, Gjermania arriti një fitore të shpejtë kundër Francës por kjo gjë nuk e ndryshoi në fakt panoramën.

Ekziston një legjendë sipas të cilës Gjermania ishte në prag të fitores ndaj Bashkimit Sovjetik, por çdo përpjekje për ta kthyer luftën në lindje në diçka të pasigurtë thjeshtë nuk është e besueshme. Në sisteme kyçë armatimi siç janë tanket, artileria dhe municionet e përgjithshëm, sovjetikët ishin shumë më lart në prodhimin e tyre se sa Gjermania gjatë të gjithë luftës, pavarësisht humbjeve të mëdha në fillim. Gjeneralët gjermanë e dinin që nëse nuk mund ta mposhtnin shpejt Bashkimin Sovjetik atëherë nuk do të mund ta mposhtnin asnjëherë.

Lufta nuk është thjeshtë disa beteja. Të dy luftërat botërore u vendosën prej ekuilibrit të burimeve industrialë dhe fuqisë njerëzore – prandaj fitorja u shkoi fuqive të Entente-s në 1918 dhe Aleatëve në 1945. Debatet për Luftën e Dytë Botërore duhet të fokusohen jo në atë se si Aleatët arritën të fitojnë, por se si fituan aq shpejtë.

Joe Maiolo është autor i “Gara e armatimit dhe Lufta e Dytë Botërore, 1931-1941).

Leave a Reply

Back to top button