Analiza

Bota në tunelin e tmerrit

steffenDy rituale makabër, pothuajse identikë. “Mesazhet drejtuar Amerikës”, me prerjen e kokës të gazetarëve James Foley dhe Steven Sotloff, të filmuar në kodrat e shkretëtirës në jug të Raqqas në Siri, hapin dhe mbyllin qarkun e gjakut të skicuar prej terroristëve të Shtetit Islamik në dy javët e fundit. Në mes ka ekzekutime të tjerë, që ndjekin zhvillimin e një imitimi shqetësues. Në ditët pas vrasjes së Foleyt, në rrjetet socialë të disa mbështetësve të IS u shfaqën filmimet e fëmijëve që përsërisnin veprimet e ekzekutuesve me maskë të zezë, duke prerë kokën e një kukulle plastike, me thikë. Në ndërkohë, kanë vazhduar edhe ekzekutimet e vërtetë.
Në fillim grupi xhihadist egjiptian filo Al Kaeda, Ansar beit al Maqdis, i tregoi botës vrasjen e katër të akuzuarve si spiunë të Mossadit në një hapësirë të shkretëtirës së Sinait. Edhe në këtë rast, në filmimin 29-minutësh të publikuar në YouTube janë fshirë detajet më skenografikë dhe mizorë: viktimat e mbajtur vec e vec, të lidhur, me fytyrën përtokë. Më pas, kokat e prera nga trupi, me gjak të ftohtë, dhe të vendosura në krah të trupave. Protagonistët, mbi dhjetë persona të armatosur dhe me veshjet e al Kaedës. Edhe në këtë rast, filmimi shfaq një montim të artikuluar dhe aspak rastësor: filmimi hapet me pamjet e “martirëve” të Islamit që kanë humbur jetën për fajin e atyre katër spiunëve izraelitë. Në zonën e Sinait ku ishte filmuar ekzekutimi fundjavën që kaloi, u gjetën edhe katër kufoma të tjera me koka të prera: në ditët e fundit, viktimat e Ansar beit al Maqdis janë të paktën tetë.
Pas Sirisë (ku janë rrëmbyer dy punonjëset italiane Vanessa Marzullo dhe Greta Ramelli) dhe Egjiptit, një tjetër “mesazh i gjakut” nga ana e xhihadistëve të IS është xhiruar në Mosul, dhe u përhap në 29 gusht.
Viktima – një i burgosur kurd – mbante veshur të njëjtat rroba portokalli të të ndaluarve në Guantanamo dhe të gazetarëve amerikanë të vrarë prej militantëve. Edhe në këtë rast, montazhi është i studiuar: pamjet janë xhiruar nga dy kënde të ndryshëm dhe janë të alternuara me ato të takimit mes disa udhëheqësve kurdë, Obamës dhe Kerryt. /Il Fatto/

Leave a Reply

Back to top button