Speciale

Brenda AND-së së lashtë, ja si lulëzuan dhe pastaj u shfarosën indigjenët e Amerikës

Screen Shot 2016-04-19 at 7.02.29 PM

Gjithçka filloi me një grup të vogël njerëzish guximtarë, që kaluan rripin tokësor që lidh Azinë me Alaskën dhe ecën drejt të panjohurës. Brenda pak mijëvjeçarësh ata do të pushtonin Amerikën, dhe hidhnin bazat e qytetërimeve aq të ndryshme sa në asnjë rast tjetër të ngjashëm në botë – krijuesit parahistorike të vendanimeve Klovis; Pueblot, që ndërtonin banesat rrëzë shkëmbinjve; ndërtuesit me gurë të kulturës së Misisipit; perandoritë e mëdha të Inkasve dhe Majave.

Diversiteti është sanksionuar në ADN-në e tyre: Një studim i ri i mumjeve dhe mbetjeve të tjera nga e gjithë Amerika, zbuloi të paktën 84 linja gjenetike nga periudha para-Kolombiane. Por pastaj, 500 vjet më parë, këto linja u zhdukën. Një libër i ri rreket të shpjegojë arsyen. “Kur mbërritën evropianët, disa prej këtyre popullatave u spastruan tërësisht”- shprehet për revistën ‘Shkenca‘ drejtuesi i studimit Bastien Lamas, gjenetist në Universitetin e Adelajdes në Australi. Edhe pse komunitetet indigjene lulëzojnë ende në Amerikë, asnjë njeri i gjallë nuk duket se bart ndonjë element nga AND-ja stërgjyshore e dokumentuar në studimin e Lamas, i cili u botua në revistën “Përparimi shkencor”.

Ndërkohë kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se diversiteti gjenetik i epokës para-Kolombiane është zhdukur krejtësisht – linja të tjera që nuk janë gjurmuar në këtë studim mund të ekzistojnë, dhe është ende e mundur që 84 linjat gjenetike të gjallojnë në një popullsi që nuk është testuar ende. Por zbulimi tregon se studiuesit përdorën troç termin “shkallë e lartë zhdukjeje” për indigjenët amerikanë.

Por kjo statistikë e kthjellët, është vetëm fundi i historisë së njerëzve në Amerikëm para-Kolombiane. Nga analizat e materialit të lashtë gjenetik, Lamas dhe kolegët e tij rindërtuan një histori të komplikuar që përfshin 23 mijë vjet dhe 3 kontinente. Ata e filluan me marrjen e mostrave nga 92 skelete dhe trupa të mumifikuar, të cilat i përkisnin njerëzve që jetuan diku në Amerikën e Jugut mes 8600 dhe 500 vjet më pare, atë që quhet ADN-së mitokondriale – sythe të ngjeshura të materialit gjenetik, që ekzistojnë brenda qindra strukturave të vogla që i japin fuqi çdo qelize njerëzore.

Çdo njeri e trashëgon këtë material ekskluzivisht nga nëna e tij ose e saj, prandaj dhe është një mënyrë e mirë gjurmimi i linjave gjenetike femërore mbrapa në kohë. ADN-ja është gjithashtu e dobishme për zbulimin e marrëdhënieve midis popullatave, dhe për të matur se si kanë evoluar ato. Qëkur shkencëtarët e dinë afërsisht se sa shumë mutacione të materialit gjenetikka të ngjarë të kenë ndodhur gjatë rrjedhës së një numri të caktuar vitesh, ato mund të përputhin dallimet në AND-në e dy grupeve të ndryshme dhe që rrjedh nga numri i viteve që kanë qenë në kontakt për herë të fundsit .

Duke përdorur këtë teknikë, Lamas dhe kolegët e tij zbuluan se kur kolonët e parë amerikanë lanë Siberinë. dhe kaluan nëpërmjet urës tokësore që sot njihet si Ngushtica e Beringut. Përgjigja e tyre:rreth 23.000 vjet më parë. Nga atje, duket se një grup prej rreth 2.000 grash me fëmijë (duke sugjeruar një popullsi totale prej rreth 10.000 njerëzish), i kaluan 6000 vitet e ardhshme në një izolim gjenetik – që do të thotë se ata nuk qenë martuar me grupet e tjera. Ata thjesht u bënë bashkë dhe jetuan siç bënë etërit e tyre.

Kjo përputhet me kuptimin që shkencetarët kanë mbi kolonizimin e hershëm të Amerikave. Në vitin 20.000 P.E.S, Alaska dhe thuajse gjitha pjesa tjetër e Kanadasë duhet të ketë e mbështjellë me një shtresë të madhe akulli. Kalimi që i pamundur – asgjë s’mund t’i mbijetonte një udhëtimi prej 3000 miljesh nëpër një akullnajë shterpë, e lëre më pastaj një grupi njerëzish të llojllojshëm parahistorikë.

Se çfarë ndodhi më pas, kjo mbetet ende subjekt i një debati që vazhdon prej një kohe të gjatë – dhe që rindërtimi gjenetik i Lamasit mund të ndihmojë në zgjidhjen e misterit. Shkencëtarët kanë besuar kistorikisht se kolonët e hershëm të njohur si populli Klovis, emigroi në jug përmes një korridori të lirë nga akulli, që u formua teksa akullnajat shkrinë në fund të Epokës së Akullnajore rreth 11.500 vjet më parë.

Ndonëse dominuese për pjesën më të madhe të shekullit XX-të,  teoria e “Klovisëve të parë” është e ndërlikuar:analiza e fundit e radiokarbonit mbi mbetjet njerëzore të zbuluara në një vendbanim të lashtë në Kili, zbuloi se ato qenë rreth 14.000 vjet të vjetra. Ose analiza ose teoria ishte e gabuar. Një mundësi e dytë dhe gjithnjë e më popullore, është se njerëzit e Beringisë, sikurse njihet edhe ngushtica, ndërtuan disa anije, udhëtuan drejt jugut dhe filluan të vendosen përgjatë bregdetit amerikan para se të shkrinte akulli në brendësi.

Studimi i revistës “Përparimet Shkencore” e mbështesin këtë teori:Është gjetur se diversiteti gjenetik i amerikanëve të hershëm, shpërtheu rreth 16.000 vjet më parë, duke sugjeruar se ata e kishin realizuar atë në hapësirat e ngrohta dhe të hapura të kontinenteve të Ameriën së Veriut dhe asaj Jugut amerikane, duke lulëzuar. Katërmbëdhjetë mijë vjet më parë, njerëzit banonin të dyja Amerikat nga Alaska në Kili.

Lamas dhe kolegët e tij e pranojnë se ADN-ja vetëm sa mund ta ndriçojë një pjesë të historisë. Mostrat e skeleteve të tyre vinin kryesisht nga Bolivia, Kili dhe Peruja, tha Lamas për “Christian Science Monitor”. Nga ana tjetër, AND-ja mitokondriale ofron të dhëna vetëm rreth linjave femërore të trashëgimisë – burrat dhe gratë që s’ fëmijë, u lënë jashtë ekuacionit.

“Përfundimet e nxjerra nga kjo bazë të dhënash mund të ndryshojë në të ardhmen, kur të mblidhen më shumë të dhëna. Kjo është një histori në vazhdim”- nënvizoi ai. Por Xhon Erlandson, arkeolog në Universitetin e Oregonit që nuk ishte i përfshirë në kërkimin shkencor, thotë se zulimet përbëjnë një goditje të fortë për shkencëtarë e tjerë që studiojnë amerikanët e hershëm. “Studimi konfirmon një panoramë që ka qenë në zhvillim”, mbi mënyrën se si dhe kur njerëzit e parë mbërritën në Amerikë, tha ai për revistën ‘Shkenca’. “Ai sfidon arkeologët në lidhje me gjenomikën e atyre popujve, pasi ata janë duke krijuar për ne modele që duhet të testohen”./bota.al

Leave a Reply

Back to top button