Lajme nga Bashkimi Evropian

Britania do të hap kufinjtë për pushime në Evropë nga 6 korriku

Kufizimet e vendosura për shkak të koronavirusit për udhëtimet jo thelbësore jashtë shtetit do të hiqen nga Mbretëria e Bashkuar nga 6 korriku, thanë ministrat.

Pushuesit do të lejohen të udhëtojnë në disa vende të Evropës pa pasur nevojë të kalojnë 14 ditë në karantinë kur të kthehen. Vendet në të cilat mund të udhëtojnë janë: Spanja, Franca, Greqia, Italia, Hollanda, Finlanda, Belgjika, Turqia, Gjermania dhe Norvegjia – por jo Portugalia apo Suedia.

Lista e plotë e korridoreve të udhëtimit me Mbretërinë e Bashkuar do të publikohet javën e ardhshme. CNN / bota.al  

Leave a Reply

Back to top button