Analiza

Britania u largua nga klubi, po tani? Hap pas hapi me skenarin e divorcit, si dhe katër modelet që mund të ndiqen

Shumë shpejt pasi Britania hyri në BE në vitin 1973, gjykati i ndjerë anglez, Alfred Denning i krahasoi pasojat ligjore me një “dallgë të madhe që afrohet, e cila vërshon nëpër grykëderdhje dhe merr përpjetë lumenjve” 

“Unë shqetësohem më shumë, jo për teknikalitetet, por për forcat shkatërrimtare që kjo do të çlirojë, jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, por në të gjithë kontinentin”, thotë John Bruton, ish kryeministri irlandez. “Do të jetë zhbërja potenciale e 70 viteve shtetndërtim”

Screen Shot 2016-06-24 at 09.05.48

Ashtu si në fundin e një martese të gjatë dhe plot tension, përpara divorcit vjen ndarja e sikletshme. Britania voton për të dalë nga BE. Në skenat përmbyllëse të partneritetit 40-vjeçar, Kryeministri Cameron, mesiguri rri i ulur në zyrën e tij, në pritje të përgjigjeve.

Përgjatë korridorit të ndërtesës së Këshillit Europian në Bruksel, 27 udhëheqësit e mbetur do të diskutojnë votojnë marrëveshjen e daljes së Mbretërsë së Bashkuar, një pakt i cili do të prekë pothuaj çdo aspekt të jetës moderne në Britani, që nga çmimi i qumështit, deri tek liria për të punuar gjetkë në Europë. Ndërkohë që largimi nga BE është zgjedhja e Britanisë, Mbretëria e Bashkuar nuk mund të diktojë termat e daljes. “Në atë pikë mbetesh krejt vetëm, sapo del prej procesit të vendim-marrjes”, thotë Michel Petite, ish kreu i shërbimit ligjor në Bashkimin Europian. “Votimi është thelbi i anëtarësimit në BE, vija e kuqe. Ju po largoheni nga klubi”.

Mënyra si ky divorc i ndërlikuar negociohet dhe kryhet do të ketë një impakt vendimtar …

[real3dflipbook id=”1200″]

Leave a Reply

Back to top button