Enciklopedike

Britani/Sllogan makabër për të motivuar punonjësit

poster

Menaxherët filialit të rrjetit të supermarketeve Tesco në Haverfordwest të Britaninë e Madhe, përfunduan pak muaj më parë në qendër të kritikave të ashpra, për shkak të një posteri që ishte menduar të shërbente si motivim për punonjësit e marketit, por që u gykua si një gjetje makabre. Posteri shfaqte një person që ishte gati t’i jepte fund jetës, për shkak se shitjet javën e fundit në market kishin qenë modeste. Shumë punonjës e gjykuan këtë poster si tejet agresiv në raport me ta. Ndërkohë edhe disa organizata që merren me shëndetin mendor kanë kritikuar mesazhin që përçon posteri, duke nënvizuar se vetëvrasja është një problem serioz që nuk duhet banalizar në këtë formë, aq më tepër kur shihet si një përgjigje ndaj problemeve ekonomike sikurse ishte paraqitur në poster. Drejtuesit e supermarketit, reaguan duke shpjeguar se ideja kishte qenë e vetë menaxherit të filialit, i cili pas protestës së punonjësve kërkoi ndjesë dhe e hoqi posterin. /bota.al/

Leave a Reply

Back to top button