Magazine

Brukseli korrupton, Europa infekton! Rryshfete, lobingje dhe shumë korrupsion prapa kuintave të qendrës së BE-së

Screen Shot 2015-10-24 at 10.40.20

Tangente. Shpërdorime. Institucione në shërbim të lobeve të fuqishëm dhe okultë. Ja të gjithë veset publikë të kryeqytetit, që fundosin besimin tek Unioni.

Kantieret që kanë mbushur Brukselin dhe qëndrojnë të pambyllur, ndërkohë që titullarëdhe sipërmarrës janë prapa hekurave. Rrugë që hapen, inaugurohen, rihapen, ri-iaugurohen, rihapen sërish… Më shumë se 6 mijë kompani lobingu, që veprojnë hapur dhe në fshehtësi, dhe që ndikojnë fuqishëm në hartimin e ligjeve dhe rregulloreve, të cilat më pas bëhen të detyrueshme për vendet anëtarë dhe ata që aspirojnë. Njerëz me të kaluar të debatueshme, që nga Presidenti Juncker, që sot marrin vendime. Jo më kot, 70 përqind e europianëve mendojnë që korrupsioni mbizotëron në institucionet europiane.

Gianluca Di Feo

Eshtë një tur mes zyrave më të rëndësishme të qytetit: nga rezidenca mbretërore, në muzeun e arteve të bukura, nga zyrat ministerore, në burgje, nga observatori astronomik, tek pallati i drejtësisë. Janë madhështorë, të mbuluar me mermer dhe statuja, për të dëshmuar forcën e virtytit publik. E megjithatë, ajo që i ka menaxhuar për dhjetë vite është një klikë: çdo kontratë një ryshfet, përndryshe nuk punohej. Të gjithë e dinin, por askush nuk ka denoncuar ndonjëherë rrjetin kriminal që transformoi zemrën e vendit, në një Tangentopol të vërtetë…

[real3dflipbook id=”598″]


Leave a Reply

Back to top button