Sport

Bufon: Për një moment, besova.. Morata: Shpejt do të fitojmë

Screen Shot 2015-06-07 at 00.15.56

Nuk ka qarë Gianluigi Bufoni, pavarësisht se Champions League, për të, mbetet ende e pakapshme. “Nëse nuk ia dolëm të fitojmë, kjo sigurisht që nuk ndodhi prej defekteve tona – ka thënë kapiteni bardhezi. Në pjesën e dytë besuam se mund të bënim dicka të jashtëzakonshme, por ka vlera që shpesh shfaqen gjatë nëntëdhjetë minutave. Jo gjithmonë, por shpesh, meritokracia shpërblehet. Si skuadër dhe si lojtarë kemi treguar se ishim mirë në lojë dhe kjo ishte gjëja më e rëndësishme.

Pavarësisht një mbrëmje si protagonist, Bufoni është detyruar të shohë të festojnë kundërshtarët. “Zakonisht në finale, edhe nëse je më i fortë, ke vetëm 51% mundësi të fitosh. Ne kishim shumë më pak. U nisëm si jo favoritë, si ishte normale të ndodhte, kështu që kjo e sotmja nuk është finalja që duhet të qajmë.

MORATA

Bashkë me Bufonin, protagonisti tjetër i madh bardhezi ka qenë Alvaro Morata. Për të, dhimbja është edhe mëe madhe: “Mëkat, sepse mendoj që kjo skuadër mund ta fitojë Champions. Sot na shkoi keq, por mund të rikthehemi të qetë ta kërkojmë vitin që vjen”./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button