Histori

Burimi i Fuqisë i Kalorësve Tempullarë: Si e ndryshoi kursin e historisë, një thesar i grabitur fshehtas në Kostandinopojë?

screen-shot-2016-10-02-at-9-49-26-am

Eshtë viti 1204. Kryqtarët janë duke shkatërruar Kostandinopojën, kryeqytetin e Perandorisë Bizantine. Në mesin e kaosit, një prej trupave të kalorësve arrin të kalojë fshehtas një pako jashtë qytetit, pa u vënë re – një pako që përmban një prej thesareve më të mëdhenj të njerëzimit, mbështjellë me mister dhe me një vlerë të pallogaritshme. Për më shumë se një shekull, atyre që e kanë rrëmbyer, ajo u siguron një fuqi shumë të madhe. Grabitësit i përkasin një organizate të mesjetës së Europës, e cila është ngulitur në legjendë më shumë se cdo gjë tjetër: Kalorësit Tempullarë. Po cili ishte saktësisht thesari, që i lejoi një urdhëri të vogël që të bëhet kaq i fuqishëm?

Pasi shkatërrohet Kostandinopoja, Kalorësit nisin të bëjnë transaksione financiare. Ndonëse të krishterëve u ndalohet që të kërkojnë interesa në këtë kohë, Vatikani bën një sy qorr. Arsyeja? Pakoja e vogël nga ajo natë e 1204-ës përmban qefinin me të cilin thuhet se ishte mbështjellë Jezusi, kur ishte varrosur pas kryqëzimit, dhe në të shihet fytyra e Krishtit.

Qefini, që sot është i ekspozuar në Torino, është relikja më e madhe e Krishtërimit. Në Mesjetë, vlera e tij ishte edhe më e lartë: thuhej atëhere se qefini të mundësonte të vendosje kontakt të drejtpërdrejtë me Zotin. Në vitin 1204, ai ishte një gjetje me vlerë të pallogaritshme, që u dha një pushtet të jashtëzakonshëm Tempullarëve. Në shekullin 13, ata u bënë sundimtarët më dinakë të Europës – deri kur një gabim katastrofik në gjykim i dha fund pushtetit të tyre. Ata ia japin qefinin Papës Klementi V, me shpresën që do ta fitonin atë si një partner koalicioni kundër Mbretit francez, Filipi VI, të cilin Tempullarët duan ta rrëzojnë. Megjithatë, Roma nuk sheh më arsye që të mbështese veprimet e Tempullarëve – urdhëri sulmohet dhe shkatërrohet. Në Portugali, disa kalorës mbijetojnë dhe themelojnë Urdhërin e Krishtit. Nën simbolin e tyre, ata zbulojnë Botën e Re. Kalorës të tjerë largohen për në Skoci, bashkohen me frimasonët dhe e shndërrojnë në shoqërinë më të fshehtë të Tokës. Pothuajse 500 vjet më vonë, frimasoni George Washington zgjidhet president i SHBA./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button