Histori

Burra dhe fjalime të mbetura në histori

Screen Shot 2016-08-15 at 12.06.13Martin Luter King

Hyri në histori fjalimi i famshëm që fillon me fjalët “Unë kam një ëndërr”, të shprehura nga pastori protestant dhe lideri i të drejtave civile në Uashington në 28 gusht 1963:zëri i tij i ngrohtë, i fuqishëm dhe plot rezonancë, ndihmoi për ta bërë “fjalimin që ndryshoi Amerikën”, dhe një nga 10 fjalimet më me ndikim të historisë, sipas vlerësimit të revistës Time.

Ja disa pasazhe:”Unë kam një ëndërr se një ditë mbi kodrat e kuqe të Xhorxhias, bijtë e atyre që dikur qenë skllevër dhe fëmijët e atyre që dikur zotëronin skllevër të dinë të ulen së bashku në tavolinën e vëllazërisë. Unë kam një ëndërr:që 4 fëmijët e mi të jetojnë një ditë në një komb, ku nuk do të gjykohen nga ngjyra e lëkurës së tyre, por nga përmbajtja e karakterit të tyre. Unë kam një ëndërr”.

Nelson Mandela

Pas 27 vitesh burgim dhe 4 në liri, Nelson Mandela u zgjodh president i Afrikës së Jugut. Ishte i pari zezak që u ngrit në atë detyrë, në një vend që për dekada të tëra e diskriminoi popullsinë zezake, duke i hequr të drejtat themelore:zgjedhja e tij shënoi fillimin e një kursi të ri historik. Në fjalimin e tij të famshëm inaugurues në Pretoria në 10 maj 1994, Mandela nuk shprehu zemërim, ngashërim apo dëshirë për hakmarrje, por humanizëm dhe i nxiti qytetarët për bashkëjetesë paqësore:”Është e nevojshme përpjekja e të gjithëve për të qepur të çarat e një vendi të shkatërruar nga një histori tragjike. Ka ardhur koha të mbushet hendeku që na ndan. Kemi arritur të hedhim hapat e fundit të lirisë në kushtet e një paqeje relative. Tani do të përpiqemi të vendosim një paqe të plotë, të drejtë dhe të qëndrueshme”. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button