Enciklopedike

Cahokia – “Roma” e harruar e Amerikës

Seria: Histori të paharrueshme që historia i ka lënë në harresë

Screen Shot 2015-07-13 at 23.21.00

Siti arkeologjik, Cahokia Mounds, është zona e një qyteti të lashtë indigjen (në vitet 600-1400 te Erës Sonë) pranë Collinsville, Ilinois. Ai është siti më i madh arkeologjik në lidhje me kulturën misisipiane, e cila u zhvillua tek shoqëritë e përparuara në lindje të Amerikën së Veriut, aty ku më shumë se 5 shekuj më parë filloi ardhja e evropianëve. Ky vend është një pikë referimi e historisë kombëtare, dhe një zonë e mbrojtjtur nga shteti. Përveç kësaj, është një nga vetëm njëzet monumentet e Trashëgimisë Botërore në territorin e Shteteve të Bashkuara.  Ai është ndërtimi më i madh parahistorik prej balte në veri të Meksikës.

Aty ka ndërkaq një banesë me një strukturë prej druri, e cila duket identike në funksion me Stonehenge. Në pikën më të lartë të zhvillimit të saj, Cahokia ishte qendra më e madhe urbane në veri të qyteteve të mëdha Mesoamerikane në Meksikë. Edhe pse ai ishte shtëpia e vetëm rreth 1 mijë njerëzve para vitit 1050, popullsia e saj u rrit në mëyrë shpërthyese pas kësaj date. Arkeologët e vlerësojnë popullsinë e qytetit ndërmjet 8-40 mijë në kulmin e tij, me më shumë njerëz që jetonin në fshatrat bujqësore përreth, të cilat furnizonin qendrën kryesore urbane. Në vitin 1250, popullsia e saj ishte më e madhe sesa ajo e Londrës në Angli. Nëse vlerësimet janë të sakta, Cahokia ishte më i madh se çdo qytet i mëvonshëm në Shtetet e Bashkuara, deri rreth vitit 1800, kur popullsia e Filadelfias u rrit përtej 40 mijë banorëve./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button