Letersi

“Çdo herë që lexoj “Krenari dhe Paragjykim”, dua të shkoj e ta rrah atje ku është”. Mark Twaini për Jane Austen

Screen Shot 2016-07-09 at 23.47.39Për shumëkënd, Samuel Clemens (aka Mark Twain) mbetet autori i përsosur amerikan. Dhe me sa duket ai kish ushqyer disa ndjenja të forta për ndoshta romancieren më të përsosur angleze. Në një ese kritike mbi veprat e Jane Austen-së, Twain shkruante: “Ajo më bën të urrej të gjithë njerëzit e saj, pa rezervë. A është ky qëllimi i saj? Eshtë e pabesueshme. Atëherë, a është qëllimi i saj për të bërë lexuesit të urrejnë njerëzit e saj deri në mes të librit, dhe më pas, t’i pëlqejnë ata në pjesën tjetër të kapitujve? Kjo mund të jetë. Ky do të ishte art i lartë. Do të ishte me vlerë. Një ditë unë do të shqyrtoj anën tjetër të librave të saj dhe do të shoh”.

“Çdo herë që lexoj “Krenari dhe Paragjykim”, unë dua të gërmoj varrin e saj dhe ta rrah me kockat e veta”.

Talenti i Twainit për sarkazmën nuk ishte i kufizuar tek Austen – ai gjithashtu shkroi një ese për të qeshur me titull “Shkeljet letrare të Fenymore Cooper”, në të cilën ai pohonte se Cooper, tek libri Deerslayer ka arritur të kryejë “114 vepra kundër artit letrar nga 115 të mundshme. . . humori i saj është patetik; patosi i saj është qesharak; bisedat e saj janë-oh! të papërshkrueshme; skenat e saj të dashurisë – të urryera; anglishtja e saj, një krim kundër gjuhës./bota.al

Leave a Reply

Back to top button