Horizonti.al

Çdo të ndodhte me bimët dhe kafshët në Tokë, nëse Hëna nuk do të rrezatonte ndriçimin që merr nga Dielli?

Nga Luis Villazon

Science Focus

Një Hënë plotësisht e errët, do të shkaktonte ende baticat në dete dhe oqeane, por do të kalonte thuajse në mënyrë të padukshme nëpër qiell. Përveç ndryshimit midis lartësisë së baticave gjatë stinëve të ndryshme, do të ishte e pamundur që të dalloheshin nga Toka fazat e Hënës.

Këto të fundit janë një sinjal kohor shumë i rëndësishëm, përdoret nga shumë specie për të sinkronizuar sjelljen e tyre. Për shembull, koralet në Barrierën e Madhe Koralore, e përdorin Hënën e plotë për shumimin e tyre masiv të përvitshëm.

Ky proces siguron që të gjithë polipet të kenë vezët dhe spermatozoidet e tyre në ujë, gjë që rrit mundësinë e fekondimit të suksesshëm. Edhe zogjtë e përdorin ciklin hënor për të sinkronizuar migrimet e tyre.

Për shembull, zogut i detit Barau, mbërrin në terrenin e tij të shumimit në ishullin e Ribashkimit në Oqeanin Indian, në një kohë të ndryshme çdo vit, në varësi të motit dhe kushteve të të ushqyerit. Por ndërkohë të gjithë zogjtë mbërrijnë gjithmonë së bashku gjatëHënës të plotë.

Ajo që e bën Hënën e plotë kaq të dobishme si një sinjal kohor, është se shkëlqimi i saj rritet shumë mbrëmjen e vetë Hënës së plotë, krahasuar me netët para dhe pas. Kjo ndodh për shkak të efektit të kundërt, ku hijet në sipërfaqen e Hënës (të hedhura nga krateret dhe malet) zhduken papritur, dhe Hëna shkëlqen direkt nga pjesa e përparme e saj.

Megjithatë, drita e hënës është më shumë se sa thjeshtë një orë. Edhe pse është më pak se 1 njëmijta e dritës së Diellit, ajo është gjithsesi 1000 herë më e ndritshme sesa drita e yjeve. Pa ndihmën e dritës së Hënës, kafshët e natës do të kufizoheshin vetëm në ato që mund të lëvizin përmes prekjes apo ekolokacionit.

Gjitarët më të hershëm u shfaqën në Tokë kur orët e ditës dominoheshin nga dinozaurët. Shikimi i tyre ishte dhe është ende i përshtatur posaçërisht për të punuar mirë në dritën e Hënës. Pa aftësinë për të vepruar natën, gjitarët mund të mos kishin evoluar fare! / bota.al

Back to top button